jë 24-vjeçar shqiptar është ndaluar nga policia gjermane, pasi u kap duke udhëtuar pa biletë në një tren të shpejtësisë së lartë ICE, në linjën nga Berlini.
Sipas raportimeve, kontrollori i trenit konstatoi se i riu nuk kishte biletë udhëtimi dhe i kërkoi të zbriste në stacionin e Potsdamit.
Megjithatë, pasi zbriti në Stacionin Qendror të Magdeburgut, 24-vjeçari tentoi të vijonte udhëtimin në një mënyrë të rrezikshme, duke u kapur në pjesën e jashtme, mes vagonëve të trenit.
Sjellja e tij u vu re nga një punonjës i hekurudhës, i cili njoftoi menjëherë policinë. Efektivët ndërhynë dhe bënë të mundur ndalimin e shqiptarit.
Ai pritet të përballet me procedime penale për shmangie të pagesës së biletës, si dhe për shkelje të tjera të parashikuara në legjislacionin gjerman dhe rregulloret e sigurisë hekurudhore.
Inspektorati Federal i Policisë në Magdeburg ka paralajmëruar se udhëtimi në pjesën e jashtme të trenave dhe ecja mbi shinat hekurudhore përbëjnë rrezik serioz për jetën.
