Gazetari i Eni Ferhati, deklaron se hetimet e fundit të SPAK kanë rënduar ndjeshëm pozitat e ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hysenit.
I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ai tha se Prokuroria e Posaçme pretendon se Hyseni ka konsumuar edhe veprën penale të pastrimit të parave, duke paralajmëruar se prokurorët mund të ndryshojnë masën e sigurisë për Vlora Hysenin.
“Pozita penale është rënduar ndjeshëm, ajo dyshohet jo vetëm për korrupsion, por edhe për pastrim parash. SPAK thotë se është konsumuar vepër penale.
Në Gjermani kanë shkuar 500 mijë euro, me dy dërgesa. Kanë shkuar në Gjermani në kompani të lidhura më vëllezërit e znj. Hyseni.
SPAK ka dorëzuar prova të reja në Apelin e Posaçëm. Prokurorët mund të ndryshojnë edhe masën e sigurisë për Vlora Hysenin”, tha Eni Ferhati.













