Pas humbjes së thellë ndaj Egnatias në Rrogozhinë, Vorës i është dashur vetëm një ditë për të marrë vendimin e parë. Klubi ka arritur marrëveshje me Bernard Karricën që bashkëpunimi të vazhdojë edhe për dy sezone të tjera, pa pritur janarin.

Të lidhura
None found
Drejtuesit janë bindur nga paraqitjet e sulmuesit këtë sezon, të cilat e kanë kthyer në pretendent për çmimin e golashënuesit më të mirë. Edhe Karrica ka pranuar projektin e klubit, ndërsa zyrtarizimi i zgjatjes së kontratës deri në qershor të 2029-së pritet së shpejti.
Anësori i majtë po kalon momentin e tij më të mirë, me 7 gola në 11 javë të Superiores. Meqë kontrata e tij përfundonte në fund të sezonit, Vora nxitoi ta mbyllte marrëveshjen përpara janarit, kur lojtari do të kishte të drejtë të zgjidhte një ekip tjetër.








