Turisti izraelit shtyn udhërrëfyesin nga varka në det, pamjet zemërojnë rrjetin

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 09.11.2026, 23:38

Një video e shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale ka shkaktuar zemërim, pasi tregon momentin kur një turist izraelit shtyn një udhërrëfyes vendas nga varka në det, gjatë një udhëtimi turistik në Sri Lanka.

Në pamjet e publikuara nga mediat ruse, shihet një grup turistësh izraelitë në një varkë, kur njëri prej tyre afrohet nga pas dhe shtyn papritur udhërrëfyesin, i cili në atë moment po pinte diçka. Burri përfundon në ujë, ndërsa veprimi ka nxitur reagime të shumta dhe kritika në rrjetet sociale për mënyrën se si u trajtua punonjësi vendas.

Gazetari dhe aktivisti izraelit Daniel Amram, i cili bëri publike videon, ndau më pas edhe versionin e turistëve për atë që ndodhi.

Sipas tyre, bëhej fjalë për një shaka të planifikuar, për të cilën udhërrëfyesi ishte në dijeni dhe ishte përfshirë vetë. Turistët pretenduan gjithashtu se nuk kishin pasur qëllim ta fyenin apo ta poshtëronin dhe se ai nuk kishte pësuar dëmtime.

“Ishte një shaka, punonjësi është mirë, nuk kishim qëllim të keq”, thuhet në shpjegimin e tyre.

Megjithatë, pamjet kanë hapur debat në rrjetet sociale, ku shumë përdorues kanë vënë në pikëpyetje sjelljen e turistëve dhe respektin ndaj personave që punojnë në sektorin e turizmit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit