Në Prime-n e së hënës në Big Brother VIP Kosova 5, Jona Krasniqi, është përballur me publikimin e disa mesazheve dhe deklaratave të vjetra që influencuesja Doresa dyshohet se kishte bërë për të vite më parë.

Bëhet fjalë për disa ‘screenshot’-e të publikuara në Instagram nga familjarët e Jonës, të cilët menaxhojnë llogarinë e saj gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Kosovë.


Gjatë spektaklit, Jonës iu prezantuan postimet dhe komentet që pretendohet se Doresa kishte bërë në rrjetet sociale, ku shfaqeshin deklarata fyese dhe ofenduese ndaj saj.

Foto: Screenshot/Instagram

Banorja pati mundësinë t'i shihte nga afër të gjitha këto materiale, të cilat familjarët e saj i kishin bërë publike për të treguar edhe anën tjetër të historisë mes dy vajzave.

Publikimi i këtyre mesazheve vjen pas përballjes së tyre në Prime-n e kaluar, ku Doresa e akuzoi Jonën për bullizim dhe për përjetimet e rënda që, sipas saj, kishte kaluar vite më parë.

Nga ana tjetër, Jona kishte kundërshtuar një pjesë të akuzave, duke pretenduar se edhe vetë kishte qenë e përfshirë në situata të ngjashme me Doresën.

Familjarët e banores, përmes këtyre postimeve kanë dashur të paraqesin një tjetër dimension të konfliktit, duke rikthyer në vëmendje deklaratat e dyshuara të Doresës nga e kaluara. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com