Teste të reja ushtarake nga Koreja e Veriut, arma që po përgatit për vitin 2027
Koreja e Veriut ka kryer teste të reja ushtarake. Këtë herë ajo testoi torpedo të destinuara për të pajisur marinën e saj nga viti 2027, ndërsa Pheniani vazhdon testet e saj ushtarake me një ritëm të shpejtë.
Që në mesin e tetorit, autoritetet njoftuan se ishte testuar një torpedo precize që përdor inteligjencën artificiale për shënjestrimin dhe zbulimin e objektivave.
Testi i ri, i njoftuar të hënën, lejoi “të verifikohej efektiviteti luftarak i llojit të ri të sistemit të torpedove me shpejtësi të lartë”.
Sipas mediave shtetërore, arma e re do të pajisë marinën e Koresë së Veriut nga fillimi i vitit 2027. Koreja e Veriut ka kryer një provë armësh pas tjetrës në javët e fundit: ka testuar raketa dhe dronë.
Udhëheqësi Kim Jong Un e konsideron forcimin e marinës së vendit të tij një përparësi. Pheniani gjithashtu ka lançuar në det dy shkatërrues të rinj 5,000 tonësh në vitin 2025 dhe dëshiron të blejë një klasë të re 10,000 tonësh.
Franca akuzon Iranin për sulmin kibernetik ndaj supermarketeve, thërret ambasadorin iranian
Uashingtoni sinjalizon uljen meksimale të tensioneve në Lindjen e Mesme, Trump: Irani ka marrë fund ushtarakisht
Trump zgjedh drejtuesin e Palantir për rolin e sigurisë kibernetike në SHBA
- 08:19 Franca akuzon Iranin për sulmin kibernetik ndaj supermarketeve, thërret ambasadorin iranian
- 08:18 Nga Banjska te rrugët e kontrabandës, kush i kontrollon rrugët alternative në veri të Kosovës?
- 08:16 Rama në Paris për Forumin e Paqes, në fokus bisedat mbi integrimin
- 08:12 Uashingtoni sinjalizon uljen meksimale të tensioneve në Lindjen e Mesme, Trump: Irani ka marrë fund ushtarakisht
- 08:12 Trump zgjedh drejtuesin e Palantir për rolin e sigurisë kibernetike në SHBA
- 08:10 Kërcënim nga Irani? Avionët amerikanë zhvendosen nga Britania e Madhe drejt Gjermanisë