Lakers kapin kuotën e 10 fitoreve, Wembanyama i jep suksesin Spurs, triumfojnë edhe Detroit e Warriors

10 Nëntor 2026
8:20
Telesport
back button

Lakers është ekipi i parë këtë sezon që arrin kuotën e 10 fitoreve në kampionat. Kalifornianët fituan sot 124-112 në fushën e Atlanta, ndeshje ku u dallua Luka Doncic, autor i 32 pikëve e 10 asist. Fiton edhe Charlotte, që falë 52 pikëve të dyshes Allen-Reid mundi 124-112 Cleveland.

Fitore në sekondat e fundit për Dallas, që në fushën e tij mundi 125-122 Indiana. Një ndeshje spektakolare, ku për teksanët shkëlqeu Flagg, që realizoi 43 pikë e 10 rebound. Fiton edhe Detroit, 122-111 ndaj Washington, sfidë ku diferencën kolektiviteti i ekipit të Pistons.

Fitore të rëndësishme jashtë fushe korri San Antonio, që mundi 122-96 Phoenix. Wembanyama ishte lider në fushë për Spurs, autor i 40 pikëve e 11 rebound. Skuadra e Golden State, falë 25 pikëve të Curry e po 25 të Podziemski, mposhti 138-87 New Orleans dhe ngjitet e katërta në Perëndim.

NBA-Rezultatet e sotme

Atlanta – Lakers, 114-124

Charlotte – Cleveland, 124-112

Detroit – Washington, 122-1111

Toronto – Memphis, 102-118

Dallas – Indiana, 125-122

Houston – Denver, 110-100

Phoenix – San Antonio, 96-122

Golden State – New Orleans, 138-87

Lajme të tjera

Lajmet e fundit