Zbardhet dëshmia e autorit të grabitjes së bankës te Komuna e Parisit: Lekët i lashë në kazino

10 Nëntor 2026 | 08:40

Robert Duka, i njohur edhe si Albert Duka, i arrestuar për dy grabitjet e bankave në Tiranë, ka pretenduar se pjesën më të madhe të shumës prej afro 120 mijë eurosh të përvetësuar në dy ngjarjet kriminale e ka shpenzuar duke luajtur në kazino.

Sipas hetimeve, ky pretendim është bërë gjatë komunikimit me punonjësit e policisë dhe prokurorin e çështjes, por jo në një deklarim zyrtar të mbajtur me procesverbal, pasi avokati i tij nuk ka lejuar një veprim të tillë.

Nga kontrollet e ushtruara në banesën e Dukës janë sekuestruar vetëm 2 200 euro. Ndërkohë, 6 mijë euro të tjera janë gjetur në Vlorë, ku i arrestuari dyshohet se ua kishte dhënë dy miqve të tij, nga 3 mijë euro secilit. Ata kanë deklaruar para policisë se paratë ishin shlyerje e një borxhi që Duka kishte ndaj tyre.

Për të verifikuar dëshminë e tij lidhur me shpenzimin e parave në kazino, policia dhe prokuroria u kanë kërkuar katër subjekteve në Tiranë informacion nëse Duka ka qenë klient i regjistruar, si dhe dokumentacionin dhe pamjet filmike përkatëse.

Në hetime është marrë në pyetje edhe bashkëshortja e tij, e cila ka deklaruar se shuma prej 120 mijë eurosh ishte siguruar nga shitja e një apartamenti pranë stadiumit “Air Albania”. Ajo ka mohuar të ketë pasur dijeni për përfshirjen e bashkëshortit në grabitje dhe, pas dëshmisë, është lënë e lirë.

Robert Duka dyshohet se kreu dy grabitjet më 2 qershor dhe 2 nëntor 2026, duke përdorur një skemë të ngjashme. Në të dyja rastet, ai ka hyrë i maskuar në ambientet e bankave, ka marrë paratë nën kërcënimin e armës dhe është larguar me monopatinë elektrike. Më pas, dyshohet se e ka futur atë në një automjet të marrë me qira për të vijuar largimin.

Identifikimi i tij u bë pas analizimit të përgjimeve telefonike, pamjeve filmike dhe automjetit të përdorur. Hetuesit po verifikojnë gjithashtu nëse ka pasur bashkëpunëtorë, pasi dyshohet se një person tjetër e ka ndihmuar të largohej pas grabitjes së parë.

Duka pritet të dalë përpara Gjykatës së Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë. Ai dyshohet se ka kryer edhe 26 grabitje të tjera me armë në Greqi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar në Shkodër, dyshohet se e zuri korrenti gjatë riparimit të një defekti

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në Shkodër, ku ka humbur jetën elektricisti Angjelin Nika, 34 vjeç. Sipas informacionit paraprak...
22:12 | 09/11/2026

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla ka pushtuar juglindjen e vendit gjatë ditës dhe orëve të mbrëmjes, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve, veçanërisht në akset rrugore ku dukshmëria...
21:56 | 09/11/2026

Zbardhen akuzat e reja për ish-drejtuesen e SHISH, Ferhati: Ja si transferuan jashtë vendit qindra-mijëra euro

Gazetari Eni Ferhati ka diskutuar çështjen e ish-drejtoreshës së SHISH-it, Vlora Hyseni, ndaj së cilës ai thekson se rëndojnë edhe dy akuza të tjera, korrupsioni...
21:46 | 09/11/2026