Në Prime-n e së hënës është hapur një televotim për të preferuarin e Big Brother VIP Kosova 5, deri në këtë pikë të lojës.

Dhe për këto ditë konkurrenti i preferuar nga publiku është shpallur reperi Nichi.


Ai iu gëzua faktit që po vlerësohet nga jashtë, duke i falënderuar të gjithë.

- YouTube www.youtube.com

"Faleminderit që po e vlerëson dikush këtë mundin tim se këta mashtruesit asnjëri hiç, përveç Vjollcës", u shpreh ai.

Nga ana tjetër, banori që mori më pak vota dhe që u shpall si më pak i pëlqyer ishte boksieri, Fatlum Dreshaj.

- YouTube www.youtube.com

I njëjti shkoi automatikisht në nominim për të premten, së bashku me të nominuarit e javës.

Në shtëpinë e famshme ndërkohë tashmë secili ka marrë pozicionet e tyre në lojë. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com