‘Deputetja e PS po ndërhyn të manipulojë ngjarjen’, Merita Gremaj: Daja e Zegjine Çaushit do lirohet e do na vrasë

08:45, 10/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Merita Gremaj ka dhënë një tjetër version të ngjarjes me të afërmin e deputetes socialiste, Zegjine Çaushit.

Në një intervistë me ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Gremaj la të nënkuptojë se institucionet e drejtësisë po e manipulojnë ngjarjen, dhe pas kësaj qëndron deputetja socialiste.

Sipas 35-vjeçares, prej 2 muajsh është përndjekur nga daja e deputetes socialiste, ndërsa shton se ai nuk i ka kursyer shantazhet, kërcënëmimet, madje dhe përdhunimin ndaj saj, deri te vajtja në shtëpi për ta shuar familjerisht.

Gremaj shtoi se zanafilla e ngjarjes nis me mundësinë e punësimit të saj, por tha se qëllimi i vërtetë i dajës së deputetes ishte ta prostituonte në Francë.

Gjithashtu ajo paralajmëroi se nëse lirohet nga burgu, atëherë ata rrezikojnë të vdesin.

Aq keq jam, ne s’na pyesin fare. Babai im ka mbetur gjysmak, unë në gjendje shumë të rëndë. Shkojnë bëjnë gjyqet e bëjnë për vetëmbrojtje. Shkojnë te tjetri ta vrasësh me armë dhe po e bëj për vetëmbrojtje. Policia po e manipulon. Po bëhet padrejtësi e paparë. Shkojnë e bëjnë ekzaminime. Po manipulohen e po mbrojnë një kriminel.

Për 17 nëntor thonë do të lirohet, po u lirua do na vrasë, më ka mbajtur 45 ditë thikë në gurmaz, më rrihte me dru më thoshte do të vras. Varrin e ke këtu me kuti prej xhami, që të të shoh kur të shkëputet mishi nga kocka nëse ikën. Përdhunim, shantazhim, kërcënim, do shkoj të të vras familjen. FB e hapte në emrin tim, ai po doli ne jemi të vdekur. Ai erdhi për të vrarë. Ai shet femra.

Deputetja i manipulon gjërat, solli rrobat në banesë dhe thotë ishte xhiro nga fshati, ajo po i bën vetë manipulimet. Po ndërhyn te instiutcionet që t’i manipulojnë gjërat. Drejtësia të bëjë punën, për ekzaminimin tim, për babain. Më kanë goditur, më ka thyer nofullën në shtëpi, erdhi për të vrarë, 2 muaj më ka përndjekur. Më tha do të gjej një punë, qëllimi ishte të më shiste në Francë, ndaj ika unë. Ai është problematik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco