Robert Duka, rezulton të ketë një të kaluar kriminale edhe në Greqi. Në vitin 2010, ai ishte arrestuar së bashku me tre bashkëkombës të tjerë, nën dyshimin për pjesëmarrje në një organizatë kriminale, e cila akuzohej për kryerjen e 28 grabitjeve të armatosura në supermarkete në rajonin e Atikës.
Sipas hetimeve të autoriteteve greke, aktiviteti kriminal shtrihej në periudhën 2007-2010, ndërsa përfitimet nga grabitjet dyshohet se kapnin vlerën e mbi 1.2 milionë eurove.
Të lidhura
None found
Pas arrestimit, 50-vjeçari u dërgua në burg, por qëndrimi i tij në qeli nuk zgjati pa ndërprerje. Në vitin 2016, ai arriti të arratisej nga burgu i Tirinthës, së bashku me disa të dënuar të tjerë.
Duka qëndroi në arrati për rreth dy vite, deri në vitin 2018, kur u lokalizua dhe u arrestua sërish në Greqi, në afërsi të pikës kufitare të Kapshticës.
Një vit më pas, në 2019-n, ai u lirua nga burgu me kusht.
Ndërkohë, pas arrestimit të fundit në Shqipëri, Policia e Tiranës pritet të nisë edhe një hetim pasuror ndaj Robert Dukës.








