E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 15 minuta më parë
Politikë

Parisi pret Forumin e Paqes, i pranishëm edhe Rama! Kryeministri u prit një ditë më parë nga Macron

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Paris, ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes, që zhvillohet përgjatë dy ditëve, më 10 dhe 11 nëntor. Në fokus të edicionit të këtij viti është qeverisja efektive, e konsideruar si një prej faktorëve kryesorë për garantimin e paqes së qëndrueshme dhe stabilitetit.

Gjatë qëndrimit në kryeqytetin francez, Rama do të jetë pjesë e sesionit të posaçëm në formatin “Spotlight”, ku do të diskutojë mbi perspektivën evropiane dhe rëndësinë e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian, veçanërisht për brezat e rinj.

Kryeministri shqiptar do të marrë pjesë gjithashtu në seancën plenare të Forumit të Paqes në Paris, e cila këtë vit zhvillohet me temën “From Sovereignty to Cooperation” (Nga sovraniteti te bashkëpunimi). Diskutimet do të përqendrohen në aspekte të ndryshme të bashkëpunimit ndërkombëtar.

Rama mbërriti në Paris mbrëmjen e së hënës, ku u prit në Pallatin Elize nga presidenti francez Emmanuel Macron.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.