Tjetër operacion në Ukrainë, shpëtohet me dron ushtari i plagosur
Një tjetër operacion për të shpëtuar një ushtar të plagosur duke përdorur një dron u krye nga forcat ukrainase, duke larguar nga fronti një ushtar që kishte pësuar një amputim kur shkeli mbi një minë.
Në një video të publikuar, ushtari i plagosur shihet duke u zvarritur drejt dronit dhe duke hipur në një barelë mbrojtëse të projektuar posaçërisht.
Shpëtuesit më pas e marrin dhe i japin ndihmën e parë, ndërsa ai deklaron se “këto janë mrekulli”.
Sipas ish-zëvendësministrit të Brendshëm të Ukrainës, Anton Gerashenko, i cili postoi videon në X, operacioni u përfundua vetëm në 30 minuta, ndërsa një ekipi tokësor do t’i duhej rreth një javë për të përshkuar të njëjtën distancë.
Përdorimi i një droni ajror u konsiderua i nevojshëm, pasi përpjekjet e mëparshme për të larguar ushtarin me mjete tokësore pa pilot kishin dështuar.
Ky është transporti i katërt ajror i një ushtari të plagosur rëndë nga njësia Kodi 9.2, e cila përdor sisteme zbulimi ajror dhe lufte elektronike për operacione shpëtimi në zona të rrezikshme të frontit.
Kësaj i parapriu shpëtimi i ushtarit ukrainas Kostyantyn Vlasenko, i cili mbeti i bllokuar për 491 ditë në një zonë lufte, duke humbur të dyja këmbët.
Vlasenko kishte humbur këmbën e majtë nga ngrirja, ndërsa u detyrua ta amputonte vetë këmbën e djathtë me thikë, përpara se të shpëtohej me ndihmën e një droni.
Pesë të vrarë nga sulmet me dronë ukrainas në Rusi dhe në zonat e pushtuara të Zaporizhias
Pas Jay-Z dhe Taylor Swift, Paul McCartney bëhet muzikanti i tretë më i pasur në botë
Guvernatori i Bankës së Francës: Jemi në një pozicion të mirë për të pretenduar postin e kryeekonomistit të BQE-së
- 09:27 UEFA propozon Arsene Wenger si kandidat për të sfiduar Infantinon në krye të FIFA-s
- 09:19 Pesë të vrarë nga sulmet me dronë ukrainas në Rusi dhe në zonat e pushtuara të Zaporizhias
- 09:19 Pas Jay-Z dhe Taylor Swift, Paul McCartney bëhet muzikanti i tretë më i pasur në botë
- 09:14 Guvernatori i Bankës së Francës: Jemi në një pozicion të mirë për të pretenduar postin e kryeekonomistit të BQE-së
- 09:10 Eisenkot dhe Lieberman bien dakord të negociojnë me partitë ultra-ortodokse për të formuar qeverinë izraelite
- 09:01 Koreja e Veriut kritikon shefin e OKB-së për anësi në favor të Seulit lidhur me tensionet kufitare, refuzon thirrjen për dialog