Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Skandali i CEO-s së Nvidias me biznesmenen që dyshohet se ishte spiune kineze, si një lidhje jashtëmartesore rrezikoi sekretet shtetërore të SHBA-së

    Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO, mbahet gjyqi i themelit për tragjedinë e Gërdecit

    1000 euro për vezët e femrave, skandali i dhurimit/ Fiks Fare zbulon skemën e paligjshme të klinikave të fertilizimit në Tiranë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Skandali i CEO-s së Nvidias me biznesmenen që dyshohet se ishte spiune kineze, si një lidhje jashtëmartesore rrezikoi sekretet shtetërore të SHBA-së
    Botë

    Skandali i CEO-s së Nvidias me biznesmenen që dyshohet se ishte spiune kineze, si një lidhje jashtëmartesore rrezikoi sekretet shtetërore të SHBA-së

    November 10, 2026
    Screenshot

    Skandali që përfshin drejtuesin ekzekutiv të Nvidia-s, Jensen Huang, dhe një grua që agjencitë amerikane të inteligjencës dyshojnë se është agjente kineze, po merr përmasa të reja.

    Marrëdhënia jashtëmartesore e pranuar nga miliarderi 63-vjeçar është kthyer në një çështje të sigurisë kombëtare, ku në fokus janë dyshimet për rrjedhje informacionesh sekrete dhe trafikimin e procesorëve të avancuar drejt Kinës.

    Gruaja, Alice Huang, e njohur edhe si Huang Le, ka qenë drejtuese në kompaninë Megaspeed, e cila ka blerë sasi të mëdha procesorësh Nvidia dhe është nën hetim për shmangien e mundshme të kufizimeve amerikane të eksportit drejt Kinës.

    Ajo është njohur me Jensen Huang në fillim të vitit 2024, gjatë një aktiviteti të Nvidia-s në Kaliforni. Të dy janë fotografuar dhe filmuar së bashku në disa raste në Tajvan. Sipas New York Times, autoritetet amerikane dyshojnë se Alice Huang është rekrutuar nga Ministria Kineze e Sigurisë së Shtetit për të mbledhur informacione mbi teknologjinë amerikane të inteligjencës artificiale dhe për të ndikuar në vendimet e Nvidia-s për eksportin e procesorëve drejt Kinës.

    Përpara se të angazhohej në biznes, ajo kishte punuar si gazetare për mediat kineze CCTV dhe Hunan TV.

    Pas publikimit të skandalit, Jensen Huang pranoi tradhtinë bashkëshortore në një mesazh drejtuar punonjësve të kompanisë, ku kërkoi falje ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve. Ndërkohë, Nvidia njoftoi nisjen e një hetimi të pavarur për të verifikuar nëse drejtuesi i saj ishte objekt i një operacioni spiunazhi dhe nëse ishin komprometuar informacione konfidenciale.

    50 mijë procesorë të pagjurmueshëm

    Një nga pistat kryesore të hetimit lidhet me kompaninë Megaspeed. Sipas Bloomberg, në vitin 2025 autoritetet amerikane i kërkuan Nvidia-s të auditonte transaksionet me këtë kompani, pasi dyshohej se procesorët po dërgoheshin në mënyrë të paligjshme drejt Kinës.

    Auditimi evidentoi se Megaspeed kishte importuar rreth 50 mijë procesorë më shumë nga sa mund të justifikoheshin nga të dhënat e qendrave të saj të të dhënave. Ende nuk dihet se ku kanë përfunduar këta procesorë.

    Ndërkohë, sipas Financial Times, Alice Huang u kishte prezantuar investitorëve mundësitë e kompanisë për të siguruar procesorë të avancuar të inteligjencës artificiale, duke përmendur edhe gjigantin kinez Alibaba si klient.

    Megaspeed ka mohuar çdo shkelje, duke deklaruar se vepron në përputhje me rregullat amerikane të eksportit.

    Dyshime për ndërhyrje në hetim

    Sipas New York Times, Nvidia dyshohet se ka ushtruar presion ndaj Departamentit amerikan të Tregtisë për të ndalur hetimin mbi trafikimin e mundshëm të procesorëve përmes Megaspeed.

    Ndërsa Bloomberg raporton se këshilltari ligjor i Nvidia-s, Tim Teter, kishte kontaktuar zyrtarë të Departamentit të Tregtisë për të mësuar nëse qeveria amerikane kishte pasur rol në ndalimin e Alice Huang nga autoritetet e Singaporit, të cilat e kishin thirrur për t’u marrë në pyetje dhe i kishin ndaluar largimin nga vendi.

    Memorandumi sekret dhe kontaktet me Trump

    Sipas New York Times, Donald Trump ishte informuar rreth një vit më parë se agjencitë amerikane të inteligjencës po monitoronin Alice Huang.

    Në pranverën e vitit 2026, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, thuhet se ka mbikëqyrur hartimin e një memorandumi sekret, ku përshkruheshin dyshimet se gruaja ishte rekrutuar nga inteligjenca kineze për t’iu afruar drejtuesit të Nvidia-s.

    Çështja merr rëndësi edhe për shkak të marrëdhënieve të afërta të Jensen Huang me Donald Trump. Të dy janë takuar të paktën shtatë herë që nga fillimi i mandatit të dytë të presidentit amerikan, ndërsa diskutimet mes tyre kanë përfshirë edhe kufizimet për eksportin e procesorëve drejt Kinës.

    Pas rikthimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë, SHBA lehtësoi disa prej kufizimeve të vendosura më herët. Në gusht 2025 u lejua eksporti i disa procesorëve Nvidia drejt Kinës, kundrejt një përqindjeje prej 15% të të ardhurave për qeverinë amerikane. Në dhjetor, u miratua edhe eksporti i procesorëve më të fuqishëm H200, me një përqindje prej 25%.

    Dyshimi kryesor i autoriteteve është se, nëse Alice Huang ka punuar për inteligjencën kineze, marrëdhënia me drejtuesin e Nvidia-s mund t’i ketë siguruar akses në informacione konfidenciale mbi negociatat me Trump dhe strategjinë amerikane për teknologjinë e inteligjencës artificiale.

    Megjithatë, deri më tani nuk ka prova që informacione të tilla kanë përfunduar te autoritetet kineze.

    CEO Nvidia skandali
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Skandali i CEO-s së Nvidias me biznesmenen që dyshohet se ishte spiune kineze, si një lidhje jashtëmartesore rrezikoi sekretet shtetërore të SHBA-së

    November 10, 2026

    Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO, mbahet gjyqi i themelit për tragjedinë e Gërdecit

    November 10, 2026

    1000 euro për vezët e femrave, skandali i dhurimit/ Fiks Fare zbulon skemën e paligjshme të klinikave të fertilizimit në Tiranë

    November 10, 2026

    Rekord historik për Kinën, suficiti tregtar kapërcen 1 trilion dollarë në vetëm 10 muaj falë bumit të AI-së

    November 10, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Fati po ndryshon për 12 shenjat! Hëna e Re në Akrep sjell surpriza, pajtime dhe mundësi të reja

    Horoskopi i 7 nëntorit/ Surpriza në dashuri dhe lajme të papritura, ja çfarë parashikojnë yjet

    Mërkuri dhe Afërdita në prapavijë, këto dy shenja do të përjetojnë një tronditje të fortë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.