E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Punëtori në Pogradec bie nga skela gjatë punës, dërgohet drejt Tiranës për trajtim të specializuar

Plagoset 58 vjeçari në vendin e punës në kantierin e një pallati në ndërtim në lagjen numër 1 të qyteti.

Ngjarja ka ndodhur këtë mëngjes teksa ka qenë duke punuar një material ndërtimi i ka rënë nga dora një puntori tjetër( vëllait të të plagosurit) duke e goditur 58 vjeçarin në kokë.

Menjëherë shtetasi i identifikuar si A. Gora është nisur në spitalin e Pogradecit ku ka marrë ndihmën e parë ndërsa pas ekzaminimit paraprak është nisur me ambulancë drejt traumës në Tiranë.

58 vjeçari ka frakturë të rëndë në kokë por paraprakisht nuk ka rrezik për jetën.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.