Një punëtor është rrëzuar nga skela gjatë kohës që ishte duke punuar në një objekt në Pogradec në lagjen nr. 1 të qytetit.

Si pasojë e rënies, ai ka pësuar një dëmtim në kokë. Sipas informacioneve paraprake, punëtori ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por për të marrë një trajtim më të specializuar do të transportohet drejt Tiranës.

Ndërkohë, policia po kryen veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.