Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Duka grabiti 2 banka, pjesën më të madhe të 120 mijë eurove e la në ‘kazino’

10/11/2026
Robert Duka, autori i dyshuar i grabitjes së bankës te Komuna e Parisit, si u zbulua pavarësisht grabitësi

Screenshot

Share on FacebookShare on Whatsapp

Përgjimet telefonike, analizimi i pamjeve filmike dhe gjurmimi i automjetit të marrë me qira kanë ndihmuar Policinë Kriminale të Tiranës të identifikojë dhe arrestojë autorin e dyshuar të grabitjeve të dy bankave në kryeqytet. Bëhet fjalë për Robert Duka, i njohur edhe me emrin Albert Duka, i cili u arrestua mbrëmjen e djeshme.

Sipas hetimeve, Duka dyshohet se pjesën më të madhe të shumës prej afro 120 mijë eurosh, të grabitur në dy filialet e “OTP Bank” dhe “Raiffeisen Bank”, e ka shpenzuar në kazino të ndryshme në Tiranë.

Nga kjo shumë, rreth 6 mijë euro dyshohet se ua kishte dhënë dy miqve të tij në Vlorë, nga 3 mijë euro secilit. Paratë janë sekuestruar nga policia gjatë kontrolleve të ushtruara në këtë qytet. Dy personat janë marrë në pyetje dhe kanë deklaruar se shumën ua kishte dhënë Duka për shlyerjen e një borxhi që kishte ndaj tyre.

Ndërkohë, gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarit, efektivët kanë gjetur dhe sekuestruar vetëm 2 200 euro.

Gjatë komunikimeve me oficerët e policisë dhe prokurorin e çështjes, Robert Duka ka pretenduar se paratë e grabitura në dy bankat, më 2 qershor dhe 2 nëntor 2026, i kishte shpenzuar duke luajtur në disa kazino të kryeqytetit.

Për të verifikuar këtë pretendim, policia dhe prokuroria u kanë kërkuar informacion katër kazinove në Tiranë, për të konfirmuar nëse Duka ka qenë klient i regjistruar i tyre. Gjithashtu, u është kërkuar të vënë në dispozicion dokumentacionin përkatës dhe pamjet filmike.

Sponsorizuar

Megjithatë, pretendimi për shpenzimin e parave në kazino nuk është dhënë në një deklarim zyrtar të mbajtur me procesverbal. Sipas të dhënave të hetimit, Duka e ka bërë këtë pohim vetëm gjatë komunikimit me punonjësit e policisë dhe prokurorin, pasi avokati i tij mbrojtës nuk ka lejuar marrjen e një deklarimi formal.

Në kuadër të hetimeve është marrë në pyetje edhe bashkëshortja e tij, e cila punon pranë një banke të nivelit të dytë në Tiranë. Ajo ka deklaruar se shumën prej 120 mijë eurosh e kishin siguruar nga shitja e një apartamenti në zonën e stadiumit “Air Albania”.

Bashkëshortja ka pohuar se nuk kishte pasur dijeni për përfshirjen e tij në grabitjet e bankave. Pas dhënies së deklarimeve, ajo është lënë e lirë.

Ndërsa Robert Duka është arrestuar për veprën penale “Grabitje me armë të bankave”, e cila parashikon dënim nga 10 deri në 20 vite burgim.

Ditën e nesërme ai pritet të dalë përpara Gjykatës së Tiranës, ku do të njihet me masën e sigurisë.a.b

Nga arkivi

  • Dibër, 2 vëllezërit në sherr dramatik, veç policia ia doli
  • TIRANË/ Vodhën kasafortën e një biznesi, çfarë bënë tek liqeni më pas
  • Tabachinno-kokaino, vihet në pranga shitësi në dyqan në Dhërmi
  • Bulqizë, aksident i rëndë mes 3 makinave, 3 të plagosur
  • ‘Markata e mallrave luksoze’ nga Franca, bien në pranga 12 persona. SPAK jep detajet
  • Rrugaçi i Beogradit, Vuçiç, shkel sovranitetin e Kosovës, rrëmben 3 policë në Leposaviq

Po ndodh

Robert Duka, autori i dyshuar i grabitjes së bankës te Komuna e Parisit, si u zbulua pavarësisht grabitësi

Duka grabiti 2 banka, pjesën më të madhe të 120 mijë eurove e la në ‘kazino’

10/11/2026
163 ditë protesta para Kryeministrisë, qytetarët: Rama dorëheqje!

163 ditë protesta para Kryeministrisë, qytetarët: Rama dorëheqje!

09/11/2026
Elektricistin e zë korrenti, mbetet varur në shtyllë

Humb jetën elektricisti, sistemet e transmetimit në gjendje dramatike

09/11/2026
SHËNIM/ Rreth nevojës për ‘rrezikun e ndikimit të Orban’ në Shqipëri

Arrestohet vëllai i Viktor Orbanit, Peter Magyar bën publik lajmin

09/11/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Robert Duka, autori i dyshuar i grabitjes së bankës te Komuna e Parisit, si u zbulua pavarësisht grabitësi

Duka grabiti 2 banka, pjesën më të madhe të 120 mijë eurove e la në ‘kazino’

10/11/2026
163 ditë protesta para Kryeministrisë, qytetarët: Rama dorëheqje!

163 ditë protesta para Kryeministrisë, qytetarët: Rama dorëheqje!

09/11/2026
Elektricistin e zë korrenti, mbetet varur në shtyllë

Humb jetën elektricisti, sistemet e transmetimit në gjendje dramatike

09/11/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

164.919 artikuj gjithsej