Një person ka pësuar lëndime trupore pasi dyshohet se është qëlluar me thikë nga një person tjetër.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 08:00 në rrugën “UÇK”, në Gjakovë.


Tutje bëhet e ditur se viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe sipas mjekësve është jashtë rrezikut për jetë.

“Një mashkull kosovar, ka pësuar lëndime trupore pasi dyshohet se është qëlluar me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në raport.

Ndërkaq, pas hetimeve të zhvilluara janë arrestuar tre të dyshuar dhe të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/