• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Provokon kandidati i Listës Studentore pas vizitës në Graçanicë: Kosova është pjesë e Serbisë

by A R
10/11/2026 10:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fegja Dimoviç, kandidat i Listës Studentore në Serbi, tha se Kosova zë një vend të rëndësishëm në programin politik të kësaj liste, e cila e konsideron atë “pjesë përbërëse të Serbisë” dhe “shtyllë të identitetit tonë shpirtëror dhe kulturor”.

Dimoviç, së bashku me pesë kandidatë të tjerë dhe përfaqësues të lëvizjes studentore, vizituan Kosovën gjatë fundjavës. Kjo ishte vizita e tyre e parë pas fitores në zgjedhjet në Serbi.

“Nga kjo vizitë kthehemi me forcën që do të na nevojitet për ta çliruar vendin tonë nga kthetrat e krimit të organizuar. Bashkëkombësve tanë në Kosovë u përcjellim një mesazh dashurie dhe solidariteti, me premtimin e qartë se nuk do t’i harrojmë kurrë”, shkroi Dimoviç në Facebook.

Lista Studentore ka deklaruar se, sa i përket Kosovës, do të veprojë në përputhje me Kushtetutën e Serbisë, e cila e konsideron atë pjesë të territorit të saj, ndonëse Kosova ka shpallur pavarësinë në vitin 2008 dhe është njohur nga shumë shtete.

Siç shihet nga fotografitë, përveç Dimoviçit, në delegacionin e Listës Studentore ishin edhe Millena Petroviç, Emillija Markoviç, Jugosllav Gashiç, nga Universiteti i Prishtinës me seli në Mitrovicën e Veriut, si dhe Nemanja Karoviç.

Gjatë vizitës në Kosovë, ata u takuan vetëm me përfaqësues të Kishës Ortodokse Serbe, njoftoi të dielën në mbrëmje Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit. Sipas njoftimit, kandidatët e Listës Studentore u takuan në Manastirin e Graçanicës me mitropolitin e Rashkës dhe Prizrenit, Teodosije, për t’u njohur nga afër me jetën e komunitetit serb dhe me sfidat me të cilat përballet Kisha Ortodokse Serbe në Kosovë.

“Përfaqësuesit e Listës Studentore shprehën gatishmërinë që, përmes punës dhe angazhimit të tyre të ardhshëm në institucione, t’u kushtojnë vëmendje mbrojtjes së komunitetit serb, të drejtave të tij dhe objekteve të shenjta ortodokse, duke mbajtur komunikim të vazhdueshëm me banorët serbë të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Radio Evropa e Lirë iu drejtua lëvizjes studentore për më shumë hollësi rreth vizitës në Kosovë, qëllimit të saj dhe planeve të ardhshme, si dhe për të mësuar nëse parashihen takime me përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës. Por, deri në publikimin e lajmit, nuk mori përgjigje.

Më 7 nëntor, kandidati i Listës Studentore nga Kosova, Jugosllav Gashiç, përsëriti se nuk do të ketë bashkëpunim me Listën Serbe, të cilën e bëri përgjegjëse për, siç tha, përkeqësimin e pozitës së serbëve në Kosovë. Lista Serbe është partia kryesore politike e serbëve të Kosovës, e cila deri më tani ka vepruar me mbështetjen e Partisë Përparimtare Serbe dhe të ish-presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Ajo mban nëntë nga dhjetë ulëset e rezervuara për komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës dhe udhëheq të gjitha komunat me shumicë serbe në vend. Pas fitores së Listës Studentore në zgjedhjet parlamentare në Serbi, më 25 tetor, Lista Serbe deklaroi se i “merr parasysh” rezultatet zgjedhore dhe shfaqi shpresën se bashkëpunimi institucional do të vazhdojë. Fitorja e lëvizjes studentore i dha fund sundimit 14-vjeçar të Vuçiçit, i cili e pranoi humbjen menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve.

Pritet që Lista Studentore ta formojë e vetme Qeverinë e re të Serbisë. Megjithatë, nuk dihet ende se kë do ta propozojë për kryeministër, ndërsa nuk ka paraqitur ndonjë program të qartë politik./ REL

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Provokon kandidati i Listës Studentore pas vizitës në Graçanicë: Kosova është pjesë e Serbisë

Provokon kandidati i Listës Studentore pas vizitës në Graçanicë: Kosova është pjesë e Serbisë

November 10, 2026
Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO, mbahet gjyqi i themelit për tragjedinë e Gërdecit

Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO, mbahet gjyqi i themelit për tragjedinë e Gërdecit

November 10, 2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin nuk tërhiqet nga kërkesat për Ukrainën, çfarë pritet të ndodhë?

Negociatat në Abu Dhabi, Putin nuk tërhiqet nga kërkesat për Ukrainën, çfarë pritet të ndodhë?

November 10, 2026
Shqipëri–Finlandë, stadiumi “Air Albania” do të jetë plot, shitet çdo biletë

Shqipëri–Finlandë, stadiumi “Air Albania” do të jetë plot, shitet çdo biletë

November 10, 2026
Kush është Alice Huang? Karriera në financë, lidhja me shefin e Nvidia-s dhe dyshimet për spiunazh

Kush është Alice Huang? Karriera në financë, lidhja me shefin e Nvidia-s dhe dyshimet për spiunazh

November 10, 2026
Vetëm 10.8% e shqiptarëve besojnë tek shkenca, mes 10 vendeve të fundit në botë

Vetëm 10.8% e shqiptarëve besojnë tek shkenca, mes 10 vendeve të fundit në botë

November 10, 2026
Ushqimet dhe nafta shtrenjtojnë jetesën! Inflacioni kërcen në 3.4% në muajin tetor

Ushqimet dhe nafta shtrenjtojnë jetesën! Inflacioni kërcen në 3.4% në muajin tetor

November 10, 2026
FBI po heton çështjen e shefit të Nvidia-s, Trump zbulon telefonatën me gjigandin e mikroçipave

FBI po heton çështjen e shefit të Nvidia-s, Trump zbulon telefonatën me gjigandin e mikroçipave

November 10, 2026
Më pak leje ndërtimi, por shtohen kullat! Në 2024 u miratuan projekte me vlerë 1 miliard euro

Shqipëria e para në tregun e BE sa i përket çmimit të shtrenjtë të blerjes së shtëpive

November 10, 2026
SHBA harton planin për të izoluar Iranin. Çfarë fshihet pas operacionit “Iron Gate”?

SHBA harton planin për të izoluar Iranin. Çfarë fshihet pas operacionit “Iron Gate”?

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In