Thomas Markle, babai i Meghan Markle, bashkëshortes së Princit Harry, është arrestuar në Florida, SHBA, nën akuza federale për posedim të materialeve që përmbajnë abuzim seksual ndaj fëmijëve.
Çështja ka marrë një tjetër zhvillim pasi një gjyqtare federale ka urdhëruar kryerjen e një vlerësimi të pavarur psikiatrik për 82-vjeçarin, për të përcaktuar nëse është në gjendje të kuptojë akuzat dhe të përballet me procesin gjyqësor.
Sipas dokumenteve të FBI-së, materialet e dyshuara u sekuestruan nga ambiente magazinimi në Los Angeles, të cilat Markle i kishte marrë me qira që prej vitit 2008. Ato përfshinin fotografi, negativë filmash dhe materiale të tjera.
Gjatë seancës së parë gjyqësore, nuk u dha asnjë përgjigje për akuzat. Gjykatësja Lindsay Griffin ngriti shqetësime për gjendjen e tij mendore, duke iu referuar moshës së avancuar, problemeve të raportuara me kujtesën dhe informacioneve mbi shëndetin e tij.
Moment Thomas Markle is hauled away in cuffs after FBI swoop https://t.co/lLivlhW8jx
— The Sun (@TheSun) November 6, 2026
Për këtë arsye, ajo caktoi psikiatren ligjore Amy Gerodimou për të kryer ekzaminimin dhe për të përcaktuar nëse Markle është i aftë të marrë pjesë në gjyq dhe të kontribuojë në mbrojtjen e tij.
Raporti psikiatrik duhet të dorëzohet në gjykatë deri më 20 nëntor. Ndërkohë, gjykata lejoi lirimin e tij me garanci personale, me kusht që të qëndrojë në arrest shtëpiak dhe të monitorohet elektronikisht. Hetimi dhe procesi gjyqësor vijojnë, ndërsa akuzat ndaj tij nuk përbëjnë ende një vendim fajësie.
