Me lëndë narkotike dhe armë me vete, arrestohet në zonën e Liqenit të Çekrezës 42-vjeçari me precedent penal

10 Nëntor 2026 | 10:34

Një 42-vjeçar është vënë në pranga këtë të martë nga policia, pasi u kap i armatosur dhe me lëndë narkotike me vete në zonën e Liqenit të Çekrezës, në Kamëz.

Sipas raportimeve të policisë, në pranga ka rënë Zyber Bami, 42 vjeç, kushëriri i Durim dhe Valter Bamit, të cilit gjatë kontrollit fizik nga policia i janë konstatuar një armë zjarri, pistoletë me mulli, me municione, si dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Ndërkohë, ky shtetas rezulton se ka qenë i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për mbikëqyrjen e shtetasve me precedentë, të cilët përbëjnë rrezik për kryerje të veprave penale, administruan informacion se në afërsi të liqenit të Çekrezës, lëvizte një shtetas i armatosur.

Efektivët organizuan menjëherë punën, ku në kuadër të operacionit të koduar “Kontigjenti”, arrestuan në flagrancë shtetasin Z. B., 42 vjeç, të dënuar më parë, për armëmbajtje pa leje.

Gjatë kontrollit fizik këtij shtetasi iu gjetën 1 armë zjarri (pistoletë me mulli) me municion, si dhe sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

PS mbledh Asamblenë Kombëtare të shtunën në Gjirin e Lalëzit

Partia Socialiste, PS do të mbledhë këtë të shtunë Asamblenë Kombëtare. Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu ka zbuluar detaje të reja teksa bën me...
10:25 | 10/11/2026

Zbardhet dëshmia e autorit të grabitjes së bankës te Komuna e Parisit: Lekët i lashë në kazino

Robert Duka, i njohur edhe si Albert Duka, i arrestuar për dy grabitjet e bankave në Tiranë, ka pretenduar se pjesën më të madhe të...
08:40 | 10/11/2026

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar në Shkodër, dyshohet se e zuri korrenti gjatë riparimit të një defekti

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në Shkodër, ku ka humbur jetën elektricisti Angjelin Nika, 34 vjeç. Sipas informacionit paraprak...
22:12 | 09/11/2026