
Luciano Spalletti vazhdon të kërkojë një qendërsulmues fizik, që të mbajë topin, të ndihmojë skuadrën të ngjitet përpara dhe të jetë një pikë referimi në zonën kundërshtare. Alexander Sorloth mbetet një emër që pëlqehet në ambientin bardhezi.
Juventusi mund të rikthehet në merkato për të përforcuar repartin ofensiv. Trajneri Luciano Spalletti dëshiron një sulmues të tipit klasik, me fizik të fortë, aftësi për të luajtur me shpinë nga porta dhe për të krijuar hapësira për shokët e skuadrës.
Gjatë verës, drejtuesit bardhezi tentuan t’i plotësonin këtë kërkesë teknikut, por pa sukses. Për momentin, Spalletti po përpiqet të marrë maksimumin nga dy sulmues me karakteristika të ndryshme, Kolo Muani dhe Nick Ëoltemade.
Megjithatë, sipas raportimeve të mediave italiane, merkatoja e janarit nuk ofron shumë alternativa ekonomike. Në Serinë A, një nga emrat që mund të merret në konsideratë është Gianluca Scamacca, ndërsa jashtë Italisë përmenden Mateo Retegui dhe Folarin Balogun.
Por një emër vazhdon të qarkullojë në ambientin e Juventusit: Alexander Sorloth. Sulmuesi norvegjez i Atletico Madridit nuk ka gjithmonë minutat e dëshiruara për shkak të konkurrencës së fortë në skuadër.
Interesi i mëparshëm i Juventusit mund të ndihmojë në rihapjen e kontakteve, megjithëse largimi i tij në janar mbetet një hipotezë dhe jo një marrëveshje konkrete.
