Po punonte në fasadën e një pallati në Pogradec, punëtori 57-vjeçar bie nga lartësia, transportohet në gjendje të rëndë në spital
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në territorin e Bashkisë Gramsh, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të dëmtuar.
Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, të dëmtuarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe aktualisht po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore në Spitalin Bashkiak të Gramshit.
Nga përplasja, të dyja automjetet kanë pësuar dëmtime të konsiderueshme materiale, kryesisht në pjesën e përparme të tyre, çka dëshmon për forcën e përplasjes.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet hetimore për të dokumentuar rrethanat e aksidentit, si dhe për të përcaktuar shkakun dhe përgjegjësinë e drejtuesve të mjeteve.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Top Channel