Aksidentohen rreth 50 makina në Bullgari, shkak mjegulla! 10 viktima dhe 27 të plagosur
Të paktën 10 persona humbën jetën në një aksident trafiku ku u përfshinë dhjetëra automjete në të dyja anët e një autostrade me mjegull në Bullgarinë juglindore.
Policia, zjarrfikësit dhe ekipet e ambulancës nxituan në vendngjarje, ku imazhet në mediat lokale treguan makina dhe kamionë të grumbulluar në të dyja anët e rrugës, shumë prej të cilëve të përmbysur, të shtypur ose të dalë nga rruga.
Guvernatori rajonal i Jambolit, Georgi Chalakov njoftoi të paktën 10 persona u vranë dhe rreth 50 automjete u përfshinë.
Kryeinspektori Todor Mishinev nga Drejtoria Rajonale e Jambolit e Ministrisë së Punëve të Brendshme i tha Nova TV se disa njerëz ishin ende të bllokuar në makinat e tyre.
“Tani për tani, përparësia janë operacionet e shpëtimit. Sapo ato të përfundojnë, do të kryhen veprimet procedurale dhe hetimore”, tha ai.
Rreth 27 persona të plagosur u dërguan në spitalet rajonale.
Shpërthen një çantë shpine, humb jetën një pjesëtar i forcave xheniere në Spanjë! Një tjetër i plagosur
Çështjet që mund ta vështirësojnë përparimin në bisedimet e reja SHBA-Ukrainë-Rusi
Lavrov vlerëson marrëveshjen me SHBA-në për eksportet e naftës: Një kontribut për sigurinë globale energjetike
- 10:53 Përplasen dy automjete në Gramsh, plagosen dy persona
- 10:49 Shpërthen një çantë shpine, humb jetën një pjesëtar i forcave xheniere në Spanjë! Një tjetër i plagosur
- 10:36 Çështjet që mund ta vështirësojnë përparimin në bisedimet e reja SHBA-Ukrainë-Rusi
- 10:34 Me lëndë narkotike dhe armë me vete, arrestohet në zonën e Liqenit të Çekrezës 42-vjeçari me precedent penal
- 10:26 Lavrov vlerëson marrëveshjen me SHBA-në për eksportet e naftës: Një kontribut për sigurinë globale energjetike
- 10:25 PS mbledh Asamblenë Kombëtare të shtunën në Gjirin e Lalëzit