Ambasadorja e BE në Tiranë takim me shoqërinë civile Raportin për Shqipërinë 2026, në fokus mjedisi, transparenca dhe shëndetësia

10 Nëntor 2026 | 10:58

Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, ku ka prezantuar Raportin për Shqipërinë 2026.

Përmes një postimi këtë të martë, Delegacioni i BE-së bën të ditur se gjatë takimit janë diskutuar çështje që lidhen me mjedisin, transparencën, të drejtat e pronësisë mbi tokën, arsimin dhe shëndetësinë.

Përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile kanë ngritur gjithashtu pyetje mbi mënyrën se si matet progresi i Shqipërisë në procesin e integrimit evropian.

Sipas Delegacionit të BE-së, shumë prej shqetësimeve të ngritura nga shoqëria civile janë pasqyruar edhe në raportin e këtij viti. Në këtë drejtim, theksohet rëndësia e konsultimeve publike dhe e marrjes së masave konkrete për adresimin e problematikave të evidentuara.

Një tjetër çështje e përmendur është nevoja që ligjet e miratuara të shoqërohen me buxhetet e nevojshme për zbatimin e tyre, përfshirë edhe politikat sociale.

“Procesi i anëtarësimit prek çdo pjesë të shoqërisë. Që rezultatet e tij të jenë të qëndrueshme, ky proces duhet të jetë gjithëpërfshirës”, thuhet në reagimin e Delegacionit, i cili njofton se do të ndjekë nga afër çështjet e diskutuara gjatë takimit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

PS mbledh Asamblenë Kombëtare të shtunën në Gjirin e Lalëzit

Partia Socialiste, PS do të mbledhë këtë të shtunë Asamblenë Kombëtare. Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu ka zbuluar detaje të reja teksa bën me...
10:25 | 10/11/2026

Rama në Paris për Forumin e Paqes, në fokus bisedat mbi integrimin

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Paris, ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes, që zhvillohet gjatë datave 10 dhe 11 nëntor. Aktiviteti...
08:16 | 10/11/2026

Deputetët debatojnë për vizitën e ministrit te Veliaj në burg, Kapri: Nuk është sekret shtetëror

Të ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, deputeti dhe nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së, Erion Malaj, dhe deputeti i Partisë “Mundësia”, Erald Kapri,...
21:35 | 09/11/2026