Tuesday / November 10 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Lajmet Kryesore Nga Vendi

Ankesat për tenderat, ndryshojnë rregullat për kthimin e tarifave të bizneseve

Prokurime publike
Share Share Icon

Bizneset që kundërshtojnë vendimet e institucioneve publike në procedurat e tenderimit pritet të përfitojnë nga ndryshimi i rregullave për kthimin e tarifave të ankimit. Një projektligj i depozituar në Kuvend parashikon që operatorëve ekonomikë t’u kthehet tarifa e paguar edhe në raste të caktuara kur ankesa pranohet vetëm pjesërisht nga Komisioni i Prokurimit Publik (KPP).

Ndryshimi synon të ulë barrën financiare që përballojnë kompanitë kur kundërshtojnë dokumentet e tenderit apo vlerësimin e ofertave, duke e lidhur kthimin e tarifës me efektin konkret që vendimi i KPP-së ka mbi procedurën e prokurimit.

Sipas relacionit që shoqëron projektligjin për ndryshimet në ligjin nr. 162/2020, “Për prokurimin publik”, propozohet riformulimi i pikës 3 të nenit 120, që rregullon pagesën për ankimin.

Parashikimi i ri përcakton se, kur ankesa pranohet plotësisht, tarifa i kthehet operatorit ekonomik ankimues ose operatorit të interesuar që ka kundërshtuar vendimin e autoritetit kontraktor, brenda pesë ditëve nga marrja e vendimit të Komisionit të Prokurimit Publik.

Ndërkohë, në rastet kur ankesa pranohet pjesërisht, kthimi i tarifës do të varet nga pasojat që sjell vendimi i KPP-së.

Nëse ankesa lidhet me dokumentet e tenderit dhe pranimi i pjesshëm sjell ndryshimin e tyre, biznesit do t’i kthehet tarifa e paguar. E njëjta gjë parashikohet edhe kur ankesa pranohet pjesërisht dhe sjell ndryshime në vendimmarrjen e autoritetit kontraktor lidhur me procesin e vlerësimit të ofertave.

Por, nëse Komisioni i Prokurimit Publik e pranon pjesërisht ankesën, pa ndryshuar vendimmarrjen e institucionit që ka zhvilluar tenderin, tarifa nuk do t’i kthehet kompanisë.

Kjo do të thotë se jo çdo vendim për pranimin e pjesshëm të ankesës do të shoqërohet automatikisht me kthimin e pagesës. Elementi përcaktues do të jetë nëse ankimi ka prodhuar ndryshime konkrete në procedurën e prokurimit.

Qeveria pranon mangësitë e sistemit aktual të ankimimit

Në Raportin e Vlerësimit të Ndikimit, që shoqëron projektligjin, qeveria pranon se sistemi aktual i ankesave në prokurimet publike ka mangësi administrative dhe probleme që lidhen me mbrojtjen juridike të operatorëve ekonomikë.

Një prej problematikave të identifikuara është mungesa e një mekanizmi proporcional për kthimin e tarifave të ankimit, bazuar në vendimmarrjen e Komisionit të Prokurimit Publik.

Sipas dokumentit, këto mangësi krijojnë ngarkesa për subjektet pjesëmarrëse në procedurat e tenderimit dhe cenojnë të drejtat e palëve gjatë procesit.

Ndryshimet ligjore synojnë të krijojnë një lidhje më të drejtpërdrejtë ndërmjet pagesës së kryer nga biznesi dhe rezultatit të ankimit, duke shmangur kthimin e tarifave në rastet kur vendimi i KPP-së nuk sjell ndryshime konkrete.

Për kompanitë, veçanërisht ato të vogla dhe të mesme, pagesa për paraqitjen e një ankese përfaqëson një kosto shtesë në procesin e konkurrimit për kontratat publike. Kur kjo pagesë nuk rikuperohet, ajo i shtohet shpenzimeve që biznesi ka kryer për përgatitjen e dokumentacionit dhe pjesëmarrjen në tender.

 

 

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Punësimi në sektorin bankar rritet përsëri, arrin nivelin më të lartë historik

Punësimi në sektorin bankar po rritet për të shtatin vit radhazi në 2026. Të dhënat e Shoqatës Shqiptare të Bankave tregojnë se në fund të muajit s...

2 hours më parë 3 Min Lexim

Blerja e një banese, 76% më e shtrenjtë në raport me të ardhurat se para 10 vitesh, rekord në Europë

Për një individ, familje apo të ri që kërkon të blejë një shtëpi sot, blerja e një banese është bërë shumë më e vështirë se pesë apo dhjetë vjet më...

6 hours më parë 5 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!