Presidenti i klubit shqiptar Skënderbeu, Ardian Takaj, i është nënshtruar të dielën një ndërhyrje kirurgjikale në zemër. Numri 1 i klubit shqiptar nuk është ndjerë mirë gjatë ndeshjes së Superligës Skënderbeu-Dinamo dhe menjëherë pas saj është transportuar me urgjencë në spitalin e Tiranës ku më pas ka vijuar me ndërhyrjen.
Momenti delikat tashmë është lënë pas dhe klubi i Skënderbeut bën me dije se Takaj është në gjendje të mirë shëndetësore.
“Për shkak të disa komplikacioneve shëndetësore, presidenti i Skënderbeut Ardjan Takaj i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale e cila ka rezultuar me sukses.
Situata është normale dhe nuk paraqitet asnjë rrezik për presidentin. Familja Takaj shpreh mirënjohje për gjithë mesazhet inkurajuese. Para Skënderbe,”-shkruan klubi.
59-vjeçari Ardian Takaj ka patur një vit të vështirë në aspektin personal, pasi më 29 qershor humbi nënën e tij. Ndërkohë, Skënderbeu po kalon një sezon me sfida, por aktualisht renditet në vendin e pestë të kampionatit, me 14 pikë të grumbulluara.











Komente
Komento