Gjyqi sot në GJKKO për dosjen e “Sterilizimit”, ish-ministri Ilir Beqaj futet në Gjykatën e Posaçme

10/11/2026 11:29

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është paraqitur këtë të martë në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion, në kuadër të procesit gjyqësor për çështjen e “Sterilizimit”, i cili mbahet sot, raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha.

Beqaj ndodhet aktualisht në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndërsa po përballet me akuzat për vjedhje duke shpërdoruar detyrën, si dhe për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Ai u lirua nga qelia në korrik të vitit 2026, pas më shumë se dy vitesh në burgun e Durrësit,

Ndërkohë, tetë të pandehurit e tjerë në këtë çështje janë gjykuar në një proces të veçantë me procedurën e gjykimit të shkurtuar.

 

Top Channel