Aktualitet

E akuzonin për vjedhje, hyn me mjet prerës në lokal/Ngjarja në Dukat!

Në fshatin Dukat të Vlorës, një person hyri në mjediset e një lokali, me një mjet prerës, duke kërcënuar disa prej personave që ndodheshin brenda.

Sipas burimeve nga policia, ngjarja dyshohet se ka ardhur pas konflikteve të mëparshme mes personit në fjalë dhe disa banorëve të zonës. Dyshimet lidhen me vjedhjet e ndodhura së fundmi në Dukat, pasi disa persona e akuzonin si autor.

Po sipas të njëjtave burime, personi dyshohet se ishte dhunuar disa ditë më parë së bashku me të atin. Pas këtij episodi, ai u shfaq në lokal me mjetin prerës në dorë, duke kërcënuar personat e pranishëm.

Në zonën e Dukatit janë raportuar kohët e fundit disa raste vjedhjesh, ndërsa konflikti i fundit ka shtuar tensionet mes banorëve. Rrethanat e plota të ngjarjes mbeten për t’u sqaruar.