Ndarje pazaresh me Allajbeun dhe Karathanos?! Nën hetim bashkëshorti i Manastirliut për koncesionin 100 MLN € të Laboratorëve

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 10.11.2026, 11:29

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka vënë në qendër të hetimeve bashkëshortin e ish-ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në lidhje me dyshimet për përfshirjen e tij në koncesionin e laboratorëve mjekësorë.

Pak javë më parë, në kuadër të verifikimeve të nisura nga organi i akuzës, autoritetet ushtruan kontroll personal dhe i sekuestruan celularin, i cili tashmë po i nënshtrohet ekspertizës digjitale për t'u analizuar në përputhje me provat e tjera të mbledhura. Kjo masë vjen pas një sërë kontrollesh të urdhëruara më herët nga prokurorja Dorina Bejko.

Koncesioni në fjalë, i dhënë në formën e Partneritetit Publik-Privat (PPP), kap vlerën e 100 MILIONË € dhe u fitua në prill të vitit 2017 nga një konsorcium i përbërë nga tri kompani: Labopharma sh.p.k (zotëruese e 41.7% të kuotave, nën shoqërinë mëmë T-MEDSS), AB Laboratory Solution B.V. (zotëruese e 33.3%, e regjistruar në Holandë dhe e lidhur me kompaninë Pegasus sh.p.k të biznesmenit Janis Karathano), Exalab France (zotëruese e 25% të koncesionit).

Dyshohet se paratë e koncesionit të Abbajbeut e Karathanos janë pastruar nga Manastirliu nëpërmjet bashkëshortit të saj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit