I riu hyn në lokal me hanxhar në dorë dhe kërcënon klientët në Dukat, disa ditë më parë ishte dhunuar bashkë me të atin (VIDEO)

10 Nëntor 2026 | 11:57

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në fshatin Dukat të Vlorës, ku një i ri ka hyrë në një lokal me hanxhar në dorë, duke kërcënuar personat që ndodheshin brenda.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentin kur i riu futet në lokal i armatosur me hanxhar dhe i drejtohet banakierit me fjalët: “Hajde çikë jashtë, je gangster ti!”.

Në video shihen dy klientë që ngrihen me shpejtësi nga tavolina dhe dalin jashtë. Më pas, i riu shtyn njërin prej tyre, ndërsa një person tjetër ndërhyn për të shmangur përplasjen. I kërcënuari dëgjohet duke bërtitur dhe largohet për t’u fshehur.

Sipas informacioneve, disa ditë përpara kësaj ngjarjeje, i riu ishte dhunuar fizikisht së bashku me të atin. Ngjarja e fundit dyshohet se lidhet me konfliktet e mëparshme, ndërsa rrethanat e plota mbeten për t’u sqaruar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Guardia di Finanza: Trafikantët po zhvendosin parcelat e kanabisit në zona të izoluara, i zbulojmë nga ajri me teknologji moderne

Monitorimi nga ajri dhe përdorimi i pajisjeve moderne të vëzhgimit kanë rritur kapacitetet e Guardia di Finanza-s në identifikimin e parcelave të dyshuara të kultivuara...
11:46 | 10/11/2026

Hita: Do të godasim organizatat e drogës nga financuesit te trafikantët, në fokus edhe të miturit

Goditja e organizatave që merren me kultivimin dhe trafikimin e kanabisit do të jetë një nga prioritetet e Policisë së Shtetit. Drejtori i Përgjithshëm i...
11:28 | 10/11/2026

Përplasen dy automjete në Gramsh, plagosen dy persona

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Gramsh, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Sipas raportimeve, nga ky aksident kanë mbetur të...
10:53 | 10/11/2026