Shembet ura hekurudhore në Rusi, dalin nga shinat vagonët e një treni mallrash! Bllokohet qarkullimi

10 Nëntor 2026 | 12:05

Një urë hekurudhore u shemb mëngjesin e së martës, në rajonin e Arhangelskut të Rusisë, duke shkaktuar daljen nga shinat të disa vagonëve të një treni mallrash dhe ndërprerjen e qarkullimit të trenave në këtë zonë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 05:10 sipas orës lokale, kur një pjesë e urës mbi lumin Vilend u shemb, në segmentin hekurudhor midis Cheriomukha dhe Vilend, sipas autoriteteve lokale.

Siç njoftoi guvernatori i rajonit të Arhangelskut, Aleksandr Tsibulski, si pasojë e shembjes, disa vagonë të një treni mallrash dolën nga shinat. Sipas informacioneve paraprake, nuk raportohet për persona të lënduar.

Qarkullimi hekurudhor në këtë segment u ndërpre, duke shkaktuar vonesa për të paktën tetë trena pasagjerësh. Në vendngjarje janë dërguar ekipe të specializuara dhe trena të posaçëm për riparimin e linjës, me qëllim përballimin e pasojave të shembjes.

Ndërkohë, autoritetet lokale po shqyrtojnë mundësi alternative për transportimin e pasagjerëve të bllokuar për shkak të ndërprerjes së lëvizjes së trenave, përfshirë edhe përdorimin e autobusëve.

Shërbimet përkatëse kanë nisur një hetim për të përcaktuar shkaqet e sakta të shembjes, pasi deri më tani nuk është bërë e ditur nëse incidenti ka ardhur si pasojë e një problemi në ndërtim, defektit të infrastrukturës apo ndonjë shkaku tjetër.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksidentohen rreth 50 makina në Bullgari, shkak mjegulla! 10 viktima dhe 27 të plagosur

Të paktën 10 persona humbën jetën në një aksident trafiku ku u përfshinë dhjetëra automjete në të dyja anët e një autostrade me mjegull në...
10:57 | 10/11/2026

Shpërthen një çantë shpine, humb jetën një pjesëtar i forcave xheniere në Spanjë! Një tjetër i plagosur

Një pjesëtar i forcave xheniere ka vdekur dhe një tjetër është plagosur pas një shpërthimi në një çantë shpine në qytetin verior spanjoll të Oviedos....
10:49 | 10/11/2026

Çështjet që mund ta vështirësojnë përparimin në bisedimet e reja SHBA-Ukrainë-Rusi

Shtetet e Bashkuara po i intensifikojnë sërish përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, pas një periudhe ngecjeje për shkak të konfliktit me...
10:36 | 10/11/2026