Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

SPAK kërkon psikolog për BKH, intervistat me dëshmitarë; investon për kasaforta, grirëse letrash / Në Kuvend: Hetuesit nën presion

timoni.al by timoni.al
November 10, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit
0
SPAK kërkon psikolog për BKH, intervistat me dëshmitarë; investon për kasaforta, grirëse letrash / Në Kuvend: Hetuesit nën presion
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Posaçme ka paraqitur në Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale kërkesat e saj për projektbuxhetin e vitit 2027, duke përfshirë blerjen e kasafortave dhe grirëseve të letrave, si dhe kërkesën për një psikolog institucional për vitin 2027. Psikologu kërkohet për të përballuar presionet psikologjike, kërcënimet dhe ngarkesën e lartë me të cilat përballen hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), dhe për asistencë gjatë intervistave me dëshmitarët e rrezikuar dhe bashkëpunëtorët e drejtësisë.

Për pajisjet e zyrave, përfshirë kasafortat, grirëset, mobiljet dhe pajisjet për ambientet mbështetëse, janë planifikuar 15 milionë lekë, investime të lidhura me shtimin e personelit dhe funksionalizimin e godinës së re. Për vitin 2027 SPAK ka parashikuar gjithashtu 30 milionë lekë për blerjen e tetë automjeteve, 174 milionë lekë për pajisje elektronike dhe infrastrukturë teknologjike dhe 10 milionë lekë për pajisje të ndryshme për ambientet e reja.

Prokurori Alfred Shehu renditi rritjen e buxhetit të SPAK nga 327 milionë lekë në vitin 2020 në 2,3 miliardë lekë në vitin 2026, një rritje prej 608%, dhe projektbuxheti për 2027 është parashikuar në 2,32 miliardë lekë. Sipas tij, rritja lidhet me shtimin e volumit të punës, të punonjësve dhe zgjerimin e aktivitetit institucional. Shehu theksoi se prioritet do të kenë hetimet e rasteve komplekse të korrupsionit, veçanërisht të nivelit të lartë dhe të krimit të organizuar, zhvillimi i hetimeve financiare paralele, ndjekja penale e pastrimit të parave dhe gjurmimi i pasurive me burime kriminale brenda dhe jashtë vendit.

SPAK ka paraqitur kërkesë për 25 pozicione të reja organike (8 për Prokurorinë e Posaçme dhe 17 për BKH). Struktura organike parashikon aktualisht 339 pozicione (161 për Prokurorinë e Posaçme dhe 178 për BKH), ndërsa numri efektiv i punonjësve është 220 (136 në SPAK dhe 84 në BKH), duke lënë 119 vende vakante. Kanë nisur procedurat për rekrutimin e 40 hetuesve; nevoja totale e shprehur është për 94 hetues të rinj, ndërsa për administratën janë paraqitur 57 kërkesa për punonjës shtesë. Procesi i rekrutimit kërkon kohë për verifikimin e dokumentacionit, testimet dhe kontrollin e pasurisë e figurës së kandidatëve. Deputetja Evis Kushi vuri në dukje se pjesën kryesore të buxhetit zënë pagat dhe sigurimet shoqërore, ndërsa fondet për investime përqendrohen te teknologjia, pajisjet elektronike, siguria kibernetike dhe infrastruktura e godinave.

Previous Post

Bayerni i Mynihut: vjen lajmi më i bukur, Vincent Kompany rikthehet në punë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al