Shtohet presioni ndaj Netanyahut, sot mblidhet parlamenti izraelit, pritet komision hetimor për 7 tetorin

Parlamenti i ri i Izraelit nis punën këtë të martë mes një klime të tensionuar politike, ndërsa opozita, tashmë me shumicën e mandateve, synon të kufizojë ndikimin e kryeministrit në largim, Benjamin Netanyahu, përpara formimit të qeverisë së re.
Rivalit të tij politik, Gadi Eisenkot, i është besuar detyra për krijimin e shumicës së re qeverisëse. Por opozita nuk pritet të presë përfundimin e negociatave, pasi synon të shfrytëzojë fuqinë parlamentare për të ndryshuar disa prej vendimeve kryesore të qeverisë Netanyahu.
Në krye të prioriteteve është ngritja e një komisioni të pavarur hetimor për sulmin e Hamasit më 7 tetor 2023, me qëllim zbardhjen e dështimeve dhe përcaktimin e përgjegjësive politike e institucionale, përfshirë edhe rolin e Netanyahut.
Një tjetër objektiv është shfuqizimi i ligjeve që kufizuan kompetencat e Gjykatës Supreme dhe lehtësuan shkarkimin e prokurorit të përgjithshëm.
Përplasja e parë pritet të zhvillohet edhe për drejtimin e parlamentit , ku opozita kërkon zgjedhjen e menjëhershme të një kryetari të ri, duke sfiduar aleatin e Netanyahut, Amir Ohana.
Kështu, përpara se të marrë formë qeveria e re, beteja për pushtetin në Izrael ka nisur tashmë në parlament.




