Një automjet tip fugon është vjedhur mbrëmjen e së dielës në qytetin e Kavajës.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 19:45, në dalje të qytetit të Kavajës, në pjesën jugore të tij.
Bëhet fjalë për një automjet të markës Mercedes-Benz Sprinter, me ngjyrë të bardhë dhe me targa gjermane FB K1016.
Familjarët apo personat që kanë bërë denoncimin kërkojnë ndihmën e qytetarëve për gjetjen e automjetit.
Kushdo që ka parë këtë fugon, ka konstatuar ndonjë lëvizje të dyshimtë apo disponon informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e tij, lutet të kontaktojë me pronarin i cili për personin që ndihmon në gjetjen e automjetit ofron shpërblim!