Kryetari i opozitës, Sali Berisha, denoncoi në rrjetet sociale faktin se drejtori i ri i Portit të Durrësit është emëruar nga klani i Troplinëve.
Sipas Berishës, edhe pse është gjetur me shkelje nga KLSH së bashku me Pirro Vengun, Andrea Shllaku është emëruar në këtë detyrë me kërkesën e kartelit Troplini.
Andra Shllaku u emërua në këtë detyrë pas largimit të Liburn Aliut, i cili dha dorëheqjen nga posti i drejtorit të Autoritetit Portual Durrës.
POSTIMI I PLOTË
Drejtori i ri i Portit të Durrësit, Andrea Shllaku, emërohet nga Troplinët!
Nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në Portin e Durrësit ai, së bashku me Pirro Vengun, janë gjetur me shkelje të rënda dhe të dy janë propozuar për shkarkim nga detyra.
Por ai, nga ish-drejtor divizioni në port, me kërkesën e kartelit Troplini emërohet drejtor i përgjithshëm!
Porti i Durrësit mbetet porti i lirë dhe më kryesor i drogës së narko-shtetit të parë dhe të vetëm në Europë.



© SYRI.net