Skip to content
10 November, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
PORTALI I SHKODRËS | E Verteta nuk negociohet! | The truth is not negotiable!

PORTALI I SHKODRËS | E Verteta nuk negociohet! | The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Nji bilanc tragjik për vendin tonë”, reagimi i deputetes Marjana Koçeku: A thue se elektriçistët i kemi çu në luftë

ShkodraWeb 10 November, 2026
marjana koceku angjelin nika 2026

Mbrëmjen e të hënës, është mësuar për vdekjen tragjike të një 34- vjeçari, me profesion elektricist në Shkodër. Ngjarja e rëndë, ka ngjallur edhe reagimin e deputetes së pavarur të Shkodrës, Marjana Koçeku, që ka shkruar në rrjetet e saj sociale:

Përgjatë 10 muejve të fundit kanë humbë jetën në detyrë 10 elektriçistë. Nji elektriçist mesatarisht çdo muej; ndër të cilët dje edhe Angjelin Nika nga Dukagjini. Nji bilanc tragjik për vendin tonë, a thue se elektriçistët i kemi çu në luftë, si ushtarë. Kushtet në të cilat punojnë, dihet tashma, janë të mjerueshme: rrjet i amortizuem, infrastrukturë e degradueme dhe ndërhymje në kushte të pamunduna e tejet të rrezikshme. E kuptoj se përmirësimi i këtyne të fundit s’bahet për nji ditë. Por të paktën, kur shteti nuk siguron kushtet e punës, duhet kriju urgjentisht nji skemë e posaçme kompensimi dhe sigurimi i detyrueshëm për punonjësit e sektorit energjetik, si dhe mbështetje financiare afatgjatë për familjet e viktimave, veçanërisht për fëmijët që mbeten pa prind. Detyra e parë e shtetit sigurisht asht me garantu që punonjësit e energjisë të kthehen shëndoshë e mirë në shtëpi, te familjet e tyne. Por kur nji elektriçist humb jetën në detyrë, shteti ka përgjegjësi me i qëndrue afër familjes së tij, edhe mbas ditëve të zisë, kur asaj i duhet me e përballu realitetin e jetës së përditshme tashma pa njeriun e vet.

Më herët, deputetja Koçeku, pasi kishte mësuar për ngjarjen e rëndë, ka përcjellë edhe ngushëllimet për familjen e të ndjerit që humbi jetën.

Me dhimbje të madhe mora lajmin e ndarjes nga jeta të mikut tonë, Angjelin Nika. Ngushëllimet ma të sinqerta familjes, të afërmve dhe të gjithë atyne që patën fatin me e njoftë. Angjelinin do ta kujtojmë gjithmonë për fisnikërinë, mirësinë njerëzore dhe dashninë që kishte për njerëzit e vendin e vet. U prehtë në paqe! I paharruem kjoftë kujtimi i tij!

Post navigation

Previous: Blerja e një banese, 76% më e shtrenjtë në raport me të ardhurat se para 10 vitesh, rekord në Europë…

TË FUNDIT

tirana

Blerja e një banese, 76% më e shtrenjtë në raport me të ardhurat se para 10 vitesh, rekord në Europë…

ShkodraWeb 10 November, 2026
shtypi ditor 26

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 10 nëntor 2026…

ShkodraWeb 10 November, 2026
moti sot 26

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 10 nëntor 2026…

ShkodraWeb 10 November, 2026

TË FUNDIT

  • “Nji bilanc tragjik për vendin tonë”, reagimi i deputetes Marjana Koçeku: A thue se elektriçistët i kemi çu në luftë 10 November, 2026
  • Blerja e një banese, 76% më e shtrenjtë në raport me të ardhurat se para 10 vitesh, rekord në Europë… 10 November, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 10 nëntor 2026… 10 November, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 10 nëntor 2026… 10 November, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 10 nëntor 2026… 10 November, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën elektricisti 34- vjeçar në Shkodër… 9 November, 2026
  • “A beson dikush se ishin të ndershme?”, Trump vë në dyshim rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit… 9 November, 2026
  • “SPAK: Agasi e paguante për informacionet e SHISH”, rëndohet pozita e Vlora Hysenit, nën hetim për korrupsion e pastrim parash! 9 November, 2026
  • “4 vite shërbim prove”, SPAK jep pretencën për Benet Beci si ish- administrator i KESH… 9 November, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 9 nëntor 2026… 9 November, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 9 nëntor 2026… 9 November, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 9 nëntor 2026… 9 November, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

marjana koceku angjelin nika 2026

“Nji bilanc tragjik për vendin tonë”, reagimi i deputetes Marjana Koçeku: A thue se elektriçistët i kemi çu në luftë

ShkodraWeb 10 November, 2026
tirana

Blerja e një banese, 76% më e shtrenjtë në raport me të ardhurat se para 10 vitesh, rekord në Europë…

ShkodraWeb 10 November, 2026
shtypi ditor 26

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 10 nëntor 2026…

ShkodraWeb 10 November, 2026
moti sot 26

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 10 nëntor 2026…

ShkodraWeb 10 November, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.