Spahiu: PET-scan për herë të parë në sektorin publik, 250 milionë lekë në buxhetin e vitit 2027

10 Nëntor 2026 | 13:53

Për herë të parë, ekzaminimi me PET-scan do të financohet në sektorin publik. Projekti është përfshirë në projektbuxhetin e vitit 2027, me një fond prej 250 milionë lekësh, ndërsa parashikohet që nga ky shërbim të përfitojnë rreth 2 500 pacientë.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Klodiana Spahiu, gjatë diskutimeve në Komisionin e Ekonomisë, ku prezantoi investimet e planifikuara në sektorin shëndetësor për vitin e ardhshëm.

Sipas ministres, projekti do të realizohet në bashkëpunim me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike. Krahas PET-scan, për vitin 2027 është parashikuar edhe pajisja me aparatura të brakiterapisë, e cila, sipas Spahiut, është gati për procedurat e prokurimit.

“Projekti do të zhvillohet në bashkëpunim me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike. Kemi të parashikuar për 2027-ën edhe pajisjet e brakiterapisë. Është gati për prokurim”, deklaroi ministrja.

Ndërkohë, për Institutin Onkologjik janë parashikuar 2 miliardë lekë, me synimin që aty të marrin shërbim rreth 5 mijë pacientë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Debate në Komision, Bozdo: A mjaftojnë fondet? Spahiu: Asnjë qeveri s’e përballon dot rimbursimin mbi 15 mln lekë për flakon

Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu këtë të martë ka raportuar në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat rreth projektbuxhetit të viti 2027. Gjatë diskutimit janë...
13:34 | 10/11/2026

Demo: Shqipëria nuk është oborri i pasmë i Europës, por një nga portat e saj hyrëse

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka vënë në fokus rolin e Shqipërisë në sigurinë europiane, duke kërkuar forcimin e bashkëpunimit me vendet e rajonit dhe...
12:06 | 10/11/2026

Ambasadorja e BE në Tiranë takim me shoqërinë civile Raportin për Shqipërinë 2026, në fokus mjedisi, transparenca dhe shëndetësia

Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, ku ka prezantuar Raportin...
10:58 | 10/11/2026