Rreth 450 deri në 500 mijë qytetarë në të gjithë vendin përdorin transportin publik, por operatorët paralajmërojnë se rritja e barrës fiskale dhe kostove të shërbimit mund të sjellë pasoja edhe për pasagjerët. Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas i ka drejtuar Kuvendit një paketë kërkesash për lehtësira fiskale, në kuadër të diskutimeve për buxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2027. Operatorët kundërshtojnë rritjen e propozuar të TVSH-së nga 20 në 21% dhe kërkojnë që për transportin publik të aplikohet një normë e reduktuar prej 6%.