Kurti pyetet për Gjykatën Speciale në Paris: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bën gjithçka që duhet për ta apeluar
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë një diskutimi në kuadër të Forumit të Paqes në Paris është pyetur edhe për drejtësinë ndërkombëtare dhe Gjykatën Speciale.
Kurti ka thënë se në momentin që s’je i kënaqur me vendimin, duhet të bësh gjithë punën që duhet për ta apeluar vendimin.
Një nga të pranishmit në panel e pyeti Kurtin se si mund të ndihmojë një qeveri kombëtare në lehtësimin e procedurave të drejtësisë penale ndërkombëtare, duke marrë parasysh zhvillimet e fundit në Hagë dhe perceptimin e qytetarëve në Kosovë.
“Pyetja ime është: siç e theksoi me të drejtë edhe Kryeministri, ligji duhet të jetë mbi politikën. Prandaj, do të doja të dija se si mund të ndihmojë edhe një qeveri kombëtare në lehtësimin e procedurave të drejtësisë penale ndërkombëtare, veçanërisht duke pasur parasysh zhvillimet e fundit në Hagë dhe perceptimin e publikut në Kosovë, por edhe në përgjithësi?” u pyet Kurti.
Pas kësaj, Kurti paralajmëroi se do të përgjigjej vetëm me një fjali, duke u fokusuar te mundësia e ankimimit ndaj një aktgjykimi me të cilin pala nuk është e kënaqur.
“Vetëm një fjali sa i përket drejtësisë ndërkombëtare: nëse nuk jeni të kënaqur me aktgjykimin, bëni të gjitha përpjekjet e nevojshme për të paraqitur apel dhe mos ndaloni kurrë së besuari në të vërtetën dhe së punuari për drejtësi”, u përgjigj Kurti.
Kurti shoqërohet nga bashkëshortja gjatë vizitës në Paris, fotografohen para Kullës Eiffel
Nga Banjska te rrugët e kontrabandës, kush i kontrollon rrugët alternative në veri të Kosovës?
Letra nga Berlini për Shiroka Pulën, Steinmeier ka një mesazh për Kosovën
- 13:56 Zelenskyy takohet me udhëheqësit nordikë, Danimarka premton 643 mln euro ndihmë ushtarake
- 13:53 Spahiu: PET-scan për herë të parë në sektorin publik, 250 milionë lekë në buxhetin e vitit 2027
- 13:48 Dëmtimi i pallatit në Elbasan nga shpërthimi, Demo nga vendngjarja: Po shqyrtojmë alternativat për zgjidhjen e situatës
- 13:34 Debate në Komision, Bozdo: A mjaftojnë fondet? Spahiu: Asnjë qeveri s’e përballon dot rimbursimin mbi 15 mln lekë për flakon
- 13:33 E pazakontë! Dy kandidatët morën nga 671 vota, zgjedhja e kryetarit të bashkisë në Peru vendoset me hedhjen e monedhës
- 13:27 SPAK kërkon psikolog për hetuesit e BKH-së, 15 milionë lekë për kasaforta dhe grirëse letrash