Njëmbëdhjetë persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën të martën në aksident masiv në të dyja anët e një autostrade në Bullgarinë juglindore, vendi që renditet si më i rrezikshmi në Bashkimin Evropian për sa i përket sigurisë rrugore. Aksidentet, në të cilat u përfshinë dhjetëra automjete, ndodhën në kushte mjegulle të dendur pranë Jambolit, në juglindje të këtij vendi ballkanik, në autostradën që lidh kryeqytetin Sofje me qytetin e Burgasit, në bregdetin e Detit të Zi.