Danimarka ndan 643 milionë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën, Zelensky takohet me liderët nordikë

Vizita e Zelenskyt në Kopenhagë zhvillohet në të njëjtën ditë kur në Abu Dhabi kanë nisur bisedimet mes delegacioneve të Ukrainës dhe Rusisë, me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara.

Danimarka ka njoftuar një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 643 milionë eurosh, në kohën kur presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky po zhvillon takime me liderët e vendeve nordike në Kopenhagë.

Ministri i Jashtëm danez, Lars Lokke Rasmussen, bëri të ditur se ndihma e re kap vlerën e 4.8 miliardë koronave daneze dhe përbën paketën e 32-të të mbështetjes ushtarake për Ukrainën.

Përveç ndihmës ushtarake, Danimarka do të ndajë edhe 150 milionë korona daneze, rreth 20 milionë euro, për të mbështetur sektorin energjetik të Ukrainës, raporton euronews.

Gjatë vizitës në Kopenhagë, Zelensky po zhvillon bisedime me kryeministren daneze Mette Frederiksen dhe liderët e tjerë nordikë, përfshirë përfaqësues nga Suedia, Norvegjia dhe Finlanda.

Në fokus të takimeve janë forcimi i mbështetjes ushtarake për Ukrainën, mbrojtja ajrore dhe siguria e infrastrukturës energjetike, në një kohë kur vendi përballet me sulme të vazhdueshme ruse ndaj objekteve kritike.

Danimarka dhe vendet nordike mbeten ndër mbështetësit kryesorë të Ukrainës në përpjekjet e saj për t’u mbrojtur nga agresioni rus.

Shija e redaktorit

Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të muajit dhjetor të këtij viti. Kështu ka mësuar Dukagjini nga burimet e veta...

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

Të fundit nga rubrika