Aktakuzë ndaj një personi për sulmin ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në Zveçan më 2023-n

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj A.S., për sulm ndaj personave zyrtarë dhe pjesëmarrjen në turmë që kryen vepra penale dhe huliganizëm, lidhur me dhunën e 29 majit të vitit 2023 në Zveçan.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, A.S. akuzohet se atë ditë, nga ora 06:00 e mëngjesit deri në orët e mbrëmjes, në bashkëpunim me persona të tjerë të nacionalitetit serb nga Kosova dhe Serbia, ka marrë pjesë në sulmet pranë objektit të Komunës së Zveçanit.

Në aktakuzë thuhet se A.S., në bashkëkryerje me të dyshuar të tjerë, ka sulmuar pjesëtarët e KFOR-it duke përdorur mjete të forta, mjete shpërthyese të improvizuara dhe armë zjarri.

Si pasojë e sulmeve, janë lënduar disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe së paku 30 pjesëtarë të KFOR-it, tre prej të cilëve kanë pësuar lëndime të rënda.

Po ashtu, gjatë sulmit janë dëmtuar edhe automjetet e gazetarëve që po raportonin nga vendi i ngjarjes.

“A.S., akuzohet se në bashkëkryerje, përmes përdorimit të dhunës i ka sulmuar ushtarët e misionit paqeruajtës të KFOR-it, duke përdorë mjete të forta, mjete shpërthyese të improvizuara si dhe armë zjarri. Si pasojë e këtyre sulmeve, janë lënduar disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës, dhe së paku 30 (tridhjetë) pjesëtarë të KFOR-it, 3 (tre) prej të cilëve kanë pësuar lëndime të rënda. Gjatë këtij sulmi po ashtu, janë sulmuar edhe veturat e gazetarëve të cilët kanë mbuluar ngjarjet e asaj dite”, thuhet në njoftim.

Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për hetimin e plotë të sulmit ndaj Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe gazetarëve.

Deri më tani, janë arrestuar disa persona për ngjarjet e 29 majit në Zveçan.

Shija e redaktorit

Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të muajit dhjetor të këtij viti. Kështu ka mësuar Dukagjini nga burimet e veta...

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

Të fundit nga rubrika