Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

LETRA E PLOTË/ Veliaj i shkruan Klosit dhe SPAK-ut, kërkon të marrë pjesë në Asamblenë Kombëtare të PS-së

10/11/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado
Share on FacebookShare on Whatsapp

Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim në Fier, i ka dërguar një kërkesë sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Blendi Klosi, dhe prokurorit të SPAK-ut, ku kërkon të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së, e parashikuar të zhvillohet më 14 nëntor.

Veliaj kërkon që pjesëmarrja të mundësohet fizikisht, nëse autoritetet e lejojnë, ose përmes një lidhjeje me videokonferencë. Ai argumenton se masa e sigurisë “arrest në burg” nuk i heq automatikisht të drejtat politike dhe statutore si anëtar i Asamblesë Kombëtare, i Kryesisë së PS-së dhe i strukturave drejtuese të partisë në Tiranë.

Në kërkesën e tij, Veliaj thekson se dëshiron të dëgjojë diskutimet, të shprehë qëndrimet, të paraqesë propozime dhe të marrë pjesë në vendimmarrje. Ai nënvizon se nuk kërkon ndryshimin apo pezullimin e masës së sigurisë, por vetëm ushtrimin e të drejtave të tij politike.

Kryebashkiaku i Tiranës kërkon gjithashtu që t’i vihet në dispozicion rendi i ditës dhe dokumentacioni i mbledhjes, si dhe që kërkesa të shqyrtohet me urgjencë, në mënyrë që të marrë përgjigje përpara zhvillimit të Asamblesë.

Letra e plotë e Erion Veliajt:

I nderuar z. Blendi Klosi, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste të Shqipërisë,

I nderuar Prokuror i çështjes,

Në cilësinë e anëtarit të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, anëtarit të Kryesisë së Partisë Socialiste dhe drejtuesit të strukturave të Partisë Socialiste në Tiranë, ju drejtohem me këtë kërkesë për të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, e cila është njoftuar të zhvillohet më datë 14 nëntor 2026.

Aktualisht ndodhem në paraburgim në IEVP Fier, në zbatim të masës së sigurisë “arrest në burg”. Megjithatë, kjo masë sigurie nuk përbën, në vetvete, heqje apo pezullim të të drejtave të mia politike dhe statutore, për aq kohë sa nuk ka një vendim gjyqësor që të kufizojë shprehimisht ushtrimin e tyre.

Në këtë kuadër, kërkoj që të më mundësohet pjesëmarrja në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, me qëllim ushtrimin e të drejtave që burojnë nga funksionet dhe përgjegjësitë e mia brenda Partisë Socialiste. Këto të drejta përfshijnë mundësinë për të ndjekur diskutimet, për të shprehur qëndrimet e mia, për të paraqitur propozime dhe për të marrë pjesë në vendimmarrje.

Kërkesa ime nuk synon në asnjë mënyrë ndryshimin, lehtësimin apo pezullimin e masës së sigurisë të caktuar ndaj meje. Ajo lidhet vetëm me ushtrimin e të drejtave politike dhe statutore, të cilat nuk janë kufizuar me një vendim të posaçëm.

Sponsorizuar

Në mbështetje të kësaj kërkese, referoj parashikimet kushtetuese dhe standardet e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, që garantojnë të drejtat politike, lirinë e shprehjes dhe pjesëmarrjen në veprimtarinë politike, në përputhje me kufizimet e përcaktuara nga ligji.

Për këtë arsye, kërkoj që të shqyrtohet mundësia e pjesëmarrjes sime fizike në mbledhje, nëse kjo autorizohet nga organet kompetente dhe mundësohet nga autoritetet penitenciare. Në alternativë, kërkoj të mundësohet pjesëmarrja përmes një lidhjeje me videokonferencë, në mënyrë që të ndjek punimet dhe të marr fjalën gjatë mbledhjes.

Gjithashtu, kërkoj të më vihet në dispozicion rendi i ditës dhe dokumentacioni përkatës i mbledhjes së Asamblesë Kombëtare, në mënyrë që të jem i informuar mbi çështjet që do të diskutohen dhe të përgatitem për pjesëmarrjen time.

Në rast se pjesëmarrja fizike apo përmes videokonferencës nuk do të mundësohet, kërkoj që të më krijohet mundësia për të paraqitur me shkrim qëndrimin tim mbi çështjet e rendit të ditës. Megjithatë, kjo mundësi nuk mund të zëvendësojë plotësisht të drejtën time për të marrë pjesë dhe për të kontribuar në diskutime e vendimmarrje.

Duke qenë se mbledhja është parashikuar të zhvillohet më 14 nëntor 2026, kërkoj që kjo çështje të shqyrtohet me urgjencë dhe të marr një përgjigje përpara datës së mbledhjes, në mënyrë që të ndërmerren në kohë veprimet e nevojshme me autoritetet përgjegjëse.

Me respekt,

Erion Veliaj

Anëtar i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste

Nga arkivi

  • Dibër, 2 vëllezërit në sherr dramatik, veç policia ia doli
  • TIRANË/ Vodhën kasafortën e një biznesi, çfarë bënë tek liqeni më pas
  • Tabachinno-kokaino, vihet në pranga shitësi në dyqan në Dhërmi
  • Bulqizë, aksident i rëndë mes 3 makinave, 3 të plagosur
  • ‘Markata e mallrave luksoze’ nga Franca, bien në pranga 12 persona. SPAK jep detajet
  • Rrugaçi i Beogradit, Vuçiç, shkel sovranitetin e Kosovës, rrëmben 3 policë në Leposaviq

Po ndodh

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

LETRA E PLOTË/ Veliaj i shkruan Klosit dhe SPAK-ut, kërkon të marrë pjesë në Asamblenë Kombëtare të PS-së

10/11/2026
BELIND KËLLIÇI/ 4 milionë gjobë nëse mbron korrupsionin, 5 milionë nëse proteston kundër tij!

BELIND KËLLIÇI/ 4 milionë gjobë nëse mbron korrupsionin, 5 milionë nëse proteston kundër tij!

10/11/2026
Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, caktohet i riu

Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, caktohet i riu

10/11/2026
Robert Duka, grabitës profesionist në Greqi, historia penale e tmerrit të bankave në Tiranë

Robert Duka, grabitës profesionist në Greqi, historia penale e tmerrit të bankave në Tiranë

10/11/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

LETRA E PLOTË/ Veliaj i shkruan Klosit dhe SPAK-ut, kërkon të marrë pjesë në Asamblenë Kombëtare të PS-së

10/11/2026
BELIND KËLLIÇI/ 4 milionë gjobë nëse mbron korrupsionin, 5 milionë nëse proteston kundër tij!

BELIND KËLLIÇI/ 4 milionë gjobë nëse mbron korrupsionin, 5 milionë nëse proteston kundër tij!

10/11/2026
Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, caktohet i riu

Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, caktohet i riu

10/11/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

164.919 artikuj gjithsej