Ushtria amerikane tërhoqi një numër avionësh nga një bazë e Forcave Ajrore Mbretërore, pasi raportohet se ka marrë një kërcënim nga Irani. Të hënën, tre avionë-cisterna për furnizim me karburant u zhvendosën nga baza Mildenhall në Suffolk drejt Gjermanisë; në total, u zhvendosën të paktën gjashtë avionë amerikanë. Sipas gazetës "The Ëall Street Journal", evakuimi u nxit nga një kërcënim i ri nga Irani, për të cilin zyrtarët amerikanë u njoftuan të hënën.