• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ata që jetojnë në fshat mund “të blejnë” vite pune për pension! Afati i fundit më 31 dhjetor 2026, ja si të veproni

by A. Q
10/11/2026 15:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kush jeton në fshat dhe zotëron tokë bujqësore, mund të shlyejë sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të papaguara pa kamatvonesa apo penalitete.

Detyrimi vjetor për ata që banojnë në zonat fushore është 38 mijë e 400 lekë, ndërsa për ata në zonat malore 29 mijë e 400 lekë në vit.

“Kjo është një lehtësi shumë e rëndësishme për fermerët, sepse u jep mundësinë të rregullojnë vite të tëra detyrimesh të papaguara pa u rënduar nga gjobat dhe interesat. Në praktikë, qytetari paguan vetëm shumën bazë të kontributeve dhe i mbyll përfundimisht detyrimet prapambetura”, thotë për A2 CNN, Kujtim Hoxha, ekspert i sistemit të pensioneve.

Falja e kamatvonesave dhe gjobave vjen si pasojë e ligjit “Për fshirjen e detyrimeve të papaguara në tatime, dogana dhe pushteti vendor” të miratuar fundvitin e shkuar. Ai përfshin periudhën nga 1 janari 2015 e deri më 31 dhjetor 2024. Kjo me kushtin që kontributi i plotë të paguhet brenda datës 31 dhjetor 2026.

“Ligji përcakton qartë periudhën që përfshihet në falje dhe vendos një afat të fundit për pagesën. Kjo do të thotë se kush dëshiron të përfitojë, duhet të shfrytëzojë këtë dritare kohore, përndryshe detyrimet do të mbeten aktive dhe do të vijojnë të rëndohen”, thotë Hoxha.

Kjo nismë u jep mundësi fermerëve që prej vitesh kanë detyrime të akumuluara t’i mbyllin ato pa kosto shtesë, duke paguar vetëm shumën e kontributeve sipas masës së përcaktuar.

“Për fermerët, pagesa e kontributeve nuk është thjesht një formalitet, por një garanci për të ardhmen. Ajo lidhet drejtpërdrejt me të drejtën e pensionit, me sigurimin shëndetësor dhe me aksesin në shërbime që janë të domosdoshme, sidomos në moshë të tretë”, shpjegon Hoxha.

Autoritetet bëjnë apel që fermerët të përfitojnë nga kjo mundësi brenda afatit ligjor, në mënyrë që të sigurojnë vijimësinë e përfitimeve nga skema e sigurimeve shoqërore, përfshirë të drejtën e pensionit dhe mbrojtjen shëndetësore.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

Ata që jetojnë në fshat mund “të blejnë” vite pune për pension! Afati i fundit më 31 dhjetor 2026, ja si të veproni

November 10, 2026
“Gërdeci”/ Procesi ndaj Fatmir Mediut, Geraldo Durda: Një shkresë politike nuk mund të zëvendësojë drejtësinë! Një ish-senator në pension…

“Gërdeci”/ Procesi ndaj Fatmir Mediut, Geraldo Durda: Një shkresë politike nuk mund të zëvendësojë drejtësinë! Një ish-senator në pension…

November 10, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Rinasi, kartvizitë e Shqipërisë që rritet?

November 10, 2026
“Më vunë eksploziv edhe në karton pice!”- Noizy dëshmon në GJKKO: Cllevio e pranoi në TikTok, më shan për të bërë famë! E kam thënë…

“Më vunë eksploziv edhe në karton pice!”- Noizy dëshmon në GJKKO: Cllevio e pranoi në TikTok, më shan për të bërë famë! E kam thënë…

November 10, 2026
Nis gjyqi në Apel/ Vrasja e Ardian Nikulajt, të pranishëm në seancë edhe familjarët e biznesmenit! I pandehuri Saraiva: S’mu ofrua transparencë e…

Nis gjyqi në Apel/ Vrasja e Ardian Nikulajt, të pranishëm në seancë edhe familjarët e biznesmenit! I pandehuri Saraiva: S’mu ofrua transparencë e…

November 10, 2026
Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

E fundit/ Veliaj shkresë SPAK-ut: Më lejoni të marr pjesë në Asamblenë e PS-së

November 10, 2026
190 miliardë dollarë të humbura dhe FBI në lojë, skandali që po ‘godet’ gjigantin Nvidia

190 miliardë dollarë të humbura dhe FBI në lojë, skandali që po ‘godet’ gjigantin Nvidia

November 10, 2026
Kallëzimi ndaj gjyqtares Irena Gjoka, SPAK thërret Berishën dhe Malltezin për të dëshmuar

Kallëzimi ndaj gjyqtares Irena Gjoka, SPAK thërret Berishën dhe Malltezin për të dëshmuar

November 10, 2026
“Të marrim armët”, “të digjen institucionet” /AMA: Këto nuk janë opinione, por thirrje për dhunë

“Të marrim armët”, “të digjen institucionet” /AMA: Këto nuk janë opinione, por thirrje për dhunë

November 10, 2026
Vrau shqiptarin me plumb në kokë, Prokuroria në Padova kërkon 24 vite burg për autorin italian

Vrau shqiptarin me plumb në kokë, Prokuroria në Padova kërkon 24 vite burg për autorin italian

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In