Top Channel/Për pazar në Prizren. Fundjavat e shqiptarëve drejt Kosovës edhe për ushqimet e shportës
10/11/2026 15:26
Për shumë banorë të Kukësit, Prizreni është kthyer në një destinacion jo vetëm për vizita, por edhe për të bërë pazarin. Çdo ditë, një pjesë e tyre kalojnë kufirin drejt Kosovës, me bindjen se atje produktet e shportës ushqimore kushtojnë më pak.