Në mbledhjen e sotme, qeveria miratoi marrjen me urgjencë të një opinioni nga Komisioni i Venecias për modelin e propozuar të dhënies së provimit të jurisprudencës.
Sipas Ministrisë së Drejtësisë, ky opinion do të mundësojë një vlerësim ndërkombëtar, profesional dhe të pavarur nëse zgjidhja e propozuar përputhet me Kushtetutën, instrumentet juridike ndërkombëtare dhe standardet evropiane.
Të lidhura
None found
Propozimi parashikon që të gjithë kandidatët t’i nënshtrohen një sistemi të vetëm provimi, në kushte të barabarta dhe sipas të njëjtave kritere profesionale, pa provime të ndara apo standarde të ndryshme. Komisioni i Venecias është organ këshillëdhënës i Këshillit të Evropës, ku përfaqësohen 61 shtete anëtare, dhe do ta shqyrtojë zgjidhjen ligjore nga një këndvështrim i pavarur ndërkombëtar profesional.
Gjatë procedurës, raportuesit e Komisionit të Venecias do të takohen me përfaqësues të institucioneve relevante, të partive politike parlamentare e të organizatave studentore, si edhe me dekanët e pesë fakulteteve juridike. Janë planifikuar edhe demonstrime praktike: pjesa me shkrim e provimit do të paraqitet në Gjykatën e Apelit në Shkup, ndërsa pjesa me gojë në Ministrinë e Drejtësisë.
Ministria e Drejtësisë thekson se ligjet duhet të mbështeten te Kushtetuta, e drejta dhe standardet evropiane, ndërsa zgjidhjet të dalin nga argumentimi juridik dhe analiza profesionale.








