Për shumë banorë të Kukësit, Prizreni është kthyer në një destinacion jo vetëm për vizita, por edhe për të bërë pazarin.

Çdo ditë, një pjesë e tyre kalojnë kufirin drejt Kosovës, me bindjen se atje produktet e shportës ushqimore kushtojnë më pak.

Por çfarë tregojnë çmimet? Një vëzhgim në marketet e Prizrenit dhe krahasimi me referencat e tregut shqiptar tregon se diferencat ndryshojnë sipas produkteve. Mielli rezulton më i lirë në Kosovë, ndërsa orizi kushton më shumë se referenca shqiptare. Për makaronat, çmimet janë pothuajse të njëjta.

Pavarësisht diferencave në çmimet e produkteve, për shumë kukësian Prizreni mbetet një alternativë për të menaxhuar më mirë shpenzimet familjare. Një udhëtim përtej kufirit, që për ta, nis me një llogari të thjeshtë: si të mbushin shportën duke shpenzuar më pak.

Top Channel