Partizani pritet që t’i luajë në stadiumin “Air Albania” ndeshjet si pritës në vazhdim. Ky është vendimi i fundit dhe sforco financiare që klubi i kuq po merr përsipër.
Vetëm 1 pikë regjistron Partizani në pesë javë të luajtura si pritës. Sa i përket transfertave janë fituar tre nga pesë në total. Fusha e Vorës nuk rezultoi me fat, ndërsa as ajo në Rrogozhinë nuk solli pikë. Kështu edhe ishin kthyer në makth për ekipin. Stadiumi “Air Albania” projektohet kështu për sfidën Partizani-Vllaznia në javën e 12-të të Superiores. Në vazhdim mbetet për t’u parë gjendja e fushës, pasi aty do të luajë pikërisht Kombëtarja dhe Kombëtarja U-21.
Stadiumi “Arena e Demave” mbetet në rikonstruksion. Të kuqtë ndërkohë kishin shumë kohë që nuk e përdornin “Air Albania”-n si pritës, me përjashtim të derbit ndaj Tiranës.
Të kuqtë do të zbresin sërish në fushë si pritës në kryeqytet pas një pritjeje prej 26 javësh e 4 ditësh. Ndeshja e fundit në shtëpi ishte më 10 maj 2026. Që prej asaj date, Partizani nuk ka zhvilluar asnjë takim në stadiumin e tij. Rikthimi vjen pas një periudhe të gjatë në të cilën skuadra ka luajtur vetëm në transfertë. Tifozët do të kenë më në fund mundësinë ta shohin ekipin e tyre në shtëpi. Një pritje e gjatë që merr fund pas 186 ditësh.
